• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR BEQAJ/ Defterët e Çiçikovit!
Home
Politikë

ILIR BEQAJ/ Defterët e Çiçikovit!

July 24th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Për herë të parë për lidhjen e defterëve të Çiçikovit me financat publike kam dëgjuar nga Ridvan Bode në maj 2009, në studion e emisionit Opinion. Unë me kolegun Ditmir Bushati. Bode me zonjë Majlinda Bregu. Ishte koha e fushatës elektorale 2009. Zoti Bode u rrek të tregojë kush ishte Çiçikovi. Helbete, Bode e njihte Çiçikovin, jo se kishte lexuar Gogolin, por sepse njihte fenomenin Cicikov ngaqë njihte mirë kooperativat bujqësore dhe historinë e krijimit të tyre. Në të vërtetë kur u krijuan kolkozet sovjetike, u shuajtën defterët e Çiçikovëve ku mbaheshin shënime për taksat që feudalët në Rusinë cariste paguanin për bujkërobët e tyre , të gjallë apo të vdekur. Bodes ia kam dhënë përgjigjen në atë emision. Partisë së Bodes ia dhamë përgjigjen në 2013.
Pas 7 vjetësh, sot, u ricikluan përsëri në publik defterët e Çiçikovit. Keqardhje që ricikluesit janë shumë më të rinj sesa kooperativat bujqëore. Por mund të jetë edhe çështje borderoje.
Në mesin e pandemisë, kur fatalitetet prej Covid 19 po shtohen përditë është shumë cinike t’i referohesh personazheve të letërsisë botërore të njohur si mbajtës të regjistrave të të gjallëve dhe të të vdekurve.
Për të vlerësuar mirëqënien na vijnë në ndihmë edhe depozitat, edhe konsumi i familjeve. Për depozitat kam folur para disa ditësh dhe në këtë profil mund të lexoni vetë. Për konsumin e familjeve le ta vazhdojmë debatin në shtator kur të publikohet Anketa e Buxheteve Familjare për vitin 2019.
Ndërsa për vitin 2020 është ende shpejt të dijmë realisht sa do të jetë GDP-ja, sa borxhi publik. Edhe sikur të ishte vit i zakonshëm. Jemi të vetdijshëm që vlera nominale e GDP-së së 2020 do të jetë më e ulët sesa ajo e 2019, ndërsa borxhi publik do të rritet ndjeshëm.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VILMA NUSHI/ LETËR NGA SPITALI: Ja përse unë nuk do të vdes nga mallkimi yt!
Previous article MERO BAZE/ Të ulësh velat, kur ke erën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k