• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Të ulësh velat, kur ke erën!
Home
Blog

MERO BAZE/ Të ulësh velat, kur ke erën!

July 23rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Javën e kaluar mu desh të “falenderoj” deputetin Murrizi, që me nismën e tij për ndryshimet kushtetuese, u duk se na ktheu në rrugë të mbarë opozitën, duke na e bërë befas pro- Perëndimore.

Ilir Meta vrapoi të na tregojë rekomandimet e Bundestagut, Lulzim Basha deklaratat e BE e SHBA për miratimin e 5 qershorit, dhe të gjithë propaganduesit e “sovranitetit kundër Republikës së ambasadorëve” u bënë befas me ambasadorët.

Ishte një gjë e mirë për Shqipërinë. Për herë të parë po dukeshim unikë, në të qënit pro- Perëndimorë.

Basha e Meta me të vetët, me shpresë se tani e kishin Perëndimin me vete kundër Edi Ramës, dhe Edi Rama me stilin e tij, duke bërë sikur nuk e ka mendjen çfarë dëgjon rrotull, me shpresë se po vazhdojnë të gënjejnë veten.

Dhe ja ku mbërritëm sot, tek dita që Edi Rama miraton marrëveshjen e 5 qershorit, një listë dëshirash e Lulzim Bashës, që në fakt nuk i prish punë askujt, por vlen si një platformë e negociuar nga SHBA, dhe e mbështetur nga  Bashkimi Europian e OSBE.

Në të nëjtën ditë, pra sot, SHBA, BE dhe OSBE i kërkojnë Bashës të vazhdojë bashkëpunimin për ndryshimet kushtetuese.

Nuk di a vazhdon më me të njëjtin mendim Lulzim Basha, që duhet të dëgjojë Perëndimin për këto ndryshimet kushtetuese. Shpejtësia me të cilin ai fiku flakën e shpresës, që së paku një herë të vetme këto 7 vite, dukej sikur ishte në anën e Perëndimit, është për t’iu shënuar si rekord i një lideri që shpërdoron gjithçka.

Përpjekja e tij për të relativizuar Këshillin Politik, që  e kërkoi vetë për t’u rikthyer në sistem me ndihmën e Perëndimit, dhe nga ana tjetër teatri i Edi Ramës, që bën sikur vdes për Këshillin Politik, vetëm që ta ekspozojë Bashën, si njeri që nuk respekton asnjë marrëveshje, bëjnë diferencën e qartë mes dy lojtarëve politikë.

Dhe diferenca është tek fakti se Basha tenton të bëhet viktimë e veprimeve të veta, ndërsa Rama viktimë e papërgjegjësive të opozitës.

Këshilli Politik nuk është rasti i vetëm. Basha dhe Meta kanë kërkuar ta kompensojnë daljen nga sistemi, me Këshillin Politik, dhe ata duhet të ishin kujdestarët e autoriteti të këtij  forumi. Por ata janë dhe dhunuesit e autoritetit të këtij forumi dhe duan të jenë tani dhe viktima të tij.

Basha dhe Meta janë dhunues të legjitimitetit të Kuvendit, duke e braktisur atë, dhe tani duan të jenë dhe vajtues si viktima të vendimeve të atij Kuvendi.

Basha dhe Meta janë braktisës së zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe tani duan të jenë vajtues të faktit që më 30 qershor zgjedhjet nuk ishin konkurruese, se nuk kishte opozitë.

Tani ata janë braktisës të Këshillit Politik dhe vajtues të faktit që ai nuk mund të marrë vendime pa ata më 30 korrik në Kuvend.

Vetëm Lulzim Basha di ta bëjë këtë që bëri, që të ketë erën në favor dhe të ulë velat se mos e kapi era.

Tani le të presë 30 korrikun duke ëndërruar se pas kësaj, ndryshimet kushtetuese nuk do njihen, dhe të fillojë të gënjejë sërisht PD-në që në tetor do ketë zgjedhje lokale, në prill zgjedhje parlamentare, dhe mbi të gjitha, mos të harrojë t’iu thotë në vesh demokratëve: “Më kanë garantuar ambasadorët se do iki ai i gjati”.

Ndoshta e besojnë kur u thotë ndonjë gënjeshtër në vesh, se për betejë nuk e beson më njeri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR BEQAJ/ Defterët e Çiçikovit!
Previous article MENTOR KIKIA/ A mund të zgjidhem deputet me këto premtime?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k