• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ENDRI KAJSIU/ Pse hesht opozita tani që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët në rajon?
Home
Blog

ENDRI KAJSIU/ Pse hesht opozita tani që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët në rajon?

May 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Pavarësisht 17 rasteve të reja të regjistruar ditën e sotme, kurba e coronavirusit në Shqipëri vijon të ulet në mënyrë të ndjeshme si rezultat i 27 personave që rezultuan të shëruar, po sot.

E ndërsa numri i pacientëve aktivë ka rënë në numrin më të ulët që prej datës 7 prill, pasojë e 24 ditëve radhazi ku numri i të shëruarve është më i lartë se te semureve, opozita ka braktisur tërësisht kauzën e vdekshmërisë, që në ditët e para të epidemisë ishte kudoprezente në daljet e tyre.

Në mars dhe në fillim të prillit, argumenti kryesor i opozitës ishte që Shqipëria kishte vdekshmërinë më të lartë në rajon për numër popullsie.

Pavarësisht se ishte e parakohshme në atë moment të bëhej një vlerësim i tillë, për shkak se epidemia ishte në faza të ndryshme të përhapjes në secilin vend, për opozitën të dhënat fillestare ishin treguesi i qartë i paaftësisë së qeverisë për t’u përballur me COVID-19.

Megjithatë, tanimë epidemia ka hyrë në fazën rënëse në të gjithë vendet e rajonit dhe si rezultat, vetëm tani mund të bëhen krahasime të sakta në lidhje me vdekshmërinë.

Të dhënat e sotme tregojnë që vdekshmëria më e lartë në rajon është ajo në Maqedoninë e Veriut, me 41 persona për 1 milionë banorë (1 518 raste dhe 85 viktima).

Bosnja është e dyta për nivel vdekshmërie, me 24 për milion. Serbia, vendi më i goditur në absolut nga coronavirusi me mbi 8 mijë raste ka një vdekshmëri prej 23 për milionë.

Vijon pastaj renditja me Kroacinë me 19 për 1 milionë, Greqia me 14 për milion dhe Mali i Zi me 13 për milion. Shqipëria është e fundit, me një mesatare prej 11 fatalitetesh për 11 milionë banorë.

Natyrshëm shtrohet pyetja. Nëse në ditët e para, kur të dhënat tona ishin të krahasueshme me të rajonit dhe më keq se disa prej tyre, faji ishte i qeverisë, a është në sytë e opozitës tanimë meritë e qeverisë fakti që vdekshmëria në vendin tonë është më e ulta në rajon?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAIZ/ Çfarë duhet të ndodhë kur politikani përhap panik?
Previous article ARTUR AJAZI/ Koha për të dalë në skenë, një parti e re opozitare?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k