• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Koha për të dalë në skenë, një parti e re opozitare?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Koha për të dalë në skenë, një parti e re opozitare?

May 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Partia Demokratike, nuk ka më shanse të ringrihet, të ribashkohet, apo dhe të garojë dinjitoze në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Në derexhenë ku e kanë katandisur atë parti, ku hyjnë 18 nga dera, dhe dalin 38 nga dritarja, ku nga qendra deri në bazë, nuk ka mbetur pothuajse asnjë strukturë solide apo forum që të funksionojë mbi baza statutore, ku kryetari aktual njëherë i bindet Doktorit dhe pastaj bën “shefin” në deklarata boshe, asnjë anëtar i saj i larguar apo asnjë mbështetës nuk ka gjasa të afrohet. Partia Demokratike e Doktorit dhe e Lulzimit, nuk ka shanse më të kapë trenin e kohës, nuk ka shanse më të europianizohet si partitë simotra, madje nuk ka shense të vijë as tek partia e Dash Shehut.

Në këto kushte, ndoshta ka ardhur koha e daljes në skenën politike, e një partie të re opozitare, pa ndikime të brëndshme dhe të jashtme nga SHQUP-I, dhe pa ndikime të tjera interesash. Thuhet se këtë “mendim” ka kohë që e ka në mëndje edhe Doktori, pasi llogaritë nuk i dalin për mbarë, edhe sikur të largojë Lulzimin dhe në vendin e tij të sjellë Çimin (juristin), apo dhe sikur ta shkrijë gjithë kryesinë dhe në vend të saj të marrë (largqoftë) ndonjë prej opozitaristëve të rinj që kanë vendin e të vjetërve. Ka ardhur koha që ish-Partia Demokratike, ajo që ka mbi 30 vjet që propogandohet se “solli demokracinë” në Shqipëri, të mbyllë me nder ciklin e saj, pasi si çdo gjë tjetër, edhe partitë e kanë një fillim dhe një mbarim.

Ndoshta nuk duhej të ishte kaq i shpejtë fundi, ndoshta nuk duhej të ishte kaq i shëmtuar cikli i mbylljes së veprimtarisë saj, por ja që ky ndoshta duhej të ishte “vullneti” i atyre që fillimisht mbushën rradhët e saj, i atyre që kontribuan, dhe pastaj u denigruan, rrahën, dhe u flakën tej, si lecka. Dikush ( e ky ishte Fatmiri Gërdecit) kam dëgjuar ti thotë Lulzimit, ti japë një këshillë “miku”, sipas të cilit “duhet të rikthesh ata që largove nga partia, që PD të vijë në pushtet”.

Këshillë me plot emocion, asnjë nuk do t’ja kishte dhënë Lulzimit, sidomos në këto kohë të vështira të një pandemie të vështirë politike për atë parti. Por Fatmiri, aleati më besnik (nga e keqja) i PD, e ka harruar se, Partia e Lulzimit dhe e Doktorit, ka kaluar natyrshëm nga humbja në humbje, nga dështimi në dështim, dhe nga rrënimi në rrënim, duke u katandisur në degë, dhe jo seli qëndrore. Fatmiri i PR, në fakt ka harruar se duke mos patur vetë parti, mendon se duke “ringritur” PD e vjetër, do ti shtohen shanset për ta

parë edhe njëherë vehten ministër, por i “Mbrojtjes” ama. Dhe nuk e ka gabim, pasi vetëm një parti si Partia Demokratike dhe një “kryeministër” si Doktori apo Lulzimi, mund ta rehabilitojnë dhe ta ribëjnë sërish minister atë. Por pavarsisht atyre që flasin lart e poshtë, gjithçka duket imagjinare, madje ish-ministrat e Doktorit në karantinë kanë nisur të bëhen më “oratorë” më kërkues, edhe më “nostalgjikë”, madje kanë nisur të ndryshojnë edhe pamjen e jashtme. Ndoshta ka ardhur koha që në skenë të dalë e “reja” parti opozitare, edhe për të parë nga do të shkojë “balona”, me shpresë se ingranazhi i saj të mos vihet në lëvizje nga SHQUP-i, apo nga ndonjë dorë e “padukshme” që ka nisur ti ngjasë Marksit nga qejfi se do të bëhet “kryetar partie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Pse hesht opozita tani që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët në rajon?
Previous article EDVIN KULLURI/ Çdokush duhet të bëjë zgjedhjen e vet, ose me Ramën e Bashën ose me Shqipërinë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k