• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAIZ/ Çfarë duhet të ndodhë kur politikani përhap panik?
Home
Blog

ARTUR AJAIZ/ Çfarë duhet të ndodhë kur politikani përhap panik?

May 5th, 2020 F.autor Blog 0 comments

“Shqipëria hyn tek zonat e kuqe, ku pas muajit korrik hyn tek çështjet e bukës. Këtu janë një nga problemet e mëdha”. Kjo fjali është pjesë e deklaratë së fundit të Monika Kryemadhit, kryetares de facto të Lëvizjes Socialiste për Integrim, një partie, që i ka humbur jo vetëm vula dhe qetësia, por edhe busulla. Kaq do të mjaftonte që sipas Kodit të ri Penal, apo shtesave të miratuara dhe të dekretuara edhe nga kryetari shtetit Ilir Meta, kjo politikane të merrej në ndjekje penale. Në rastin më të keq, një qytetar i thjeshtë do të ishte arrestuar.

Seç më kujtoi Ylli Bufin deklarata e Monikës, kur afro 30 vjet më parë në postin e kryeministrit të një qeverie të përkohshme deklaronte se “Shqipëria ka edhe 4 ditë bukë”. Paniku në situata delikate, aq më tepër në situata të tilla “lufte” ndëshkohet rreptë, pasi ka ligje dhe nene të Kodit Penal, që nuk të tolerojnë, kushdo qofsh ti. Por ja që në këtë vend, politikanët bëjnë “specialistin, të zgjuarin, budallain, humoristin” dhe i lejojnë vehtes edhe përhapjen e panikut. Kryeministri Rama, me të drejtë vazhdimisht ka deklaruar se “përhapësit e panikut duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, duke nxituar madje të miratojë në Parlament edhe ndryshimet aq të nevojshme në Kodin Penal. Prej 11 Marsit deri sot, në rast se do të kishte vepruar denjësisht drejtësia, të paktën 10 emra të njohur të politikës së vjetëruar që kërkojnë ripromovimin e tyre në sytë e shqiptarëve, duhej të ishin arrestuar. Përgjatë 45 ditëve të karantinës së COVID-19, statistikat flasin për afro 29 persona (të rrangjeve të ulëta) të proceduar vetëm për deklarata që kanë si burim dhe shkak panikun. Në shumicën e shteteve në Europë, kodi i tyre penal, ka nene të ashpra , që nuk të falin dhe të ndëshkojnë për përhapje paniku.

Në situata lufte (të paktën kështu është konsideruar kjo aktuale) ligjet ekzistues automatikisht pësojnë ashpërsi në zbatimin e tyre, kjo për faktin e thjeshtë sepse kushdo që i shkel ndërlikon dhe rëndon gjendjen e jashtëzakonshme. Por tek ne, të vetmit që akoma kanë mbetur jashtë rrezes së ndëshkimit ligjor, edhe pse dalin dhe shpifin, akuzojnë, përhapin panik hapur fare, dhe se mashtrojnë me fakte të servirura në rrugë të dyshimta, janë njerësit e politikës. Eshtë e patolerueshme të dëgjosh ditën me deklarata nga podet e selive, e darkave nga ekranet e medieve, politikanë të shfazuar, të rrënuar dhe të inatosur me fatin e tyre, tek flasin mbi krizën, tek japin shifra të rreme të personave të infektuar, të vdekur, si dhe duke paralajmëruar së fundi “rrezikun e mungesës së bukës për shqiptarët”. Papërgjegjshmëria e tyre, është treguesi dekadencës institucionale të partive që përfaqësojnë, edhe pse dihet se ata janë koalicioni i ndëshkimit të arritjeve dhe sukseseve.

Atyre u erren sytë, kur zbuten masat anti-COVID-19, ata ndjehen keq, kur shohin rinisjen e jetës normale, rifillimin e punës së biznesit, mbushen me urrejtje kur dëgjojnë se “u shëruan me dhjetra e dhjetra persona të prekur nga virusi”, ata janë paniku, ndaj dhe meritojnë ndëshkim ligjor. Se çfarë ndodh kur një qytetar i thjeshtë, shkel ligjin, apo dhe përhap panikun e dimë, por nuk kemi parë deri sot ç’ngjet m

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përpjekje për t’u shfaqur si i “pari i drejtësisë”
Previous article ENDRI KAJSIU/ Pse hesht opozita tani që Shqipëria ka vdekshmërinë më të ulët në rajon?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k