• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 20th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…
Home
Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

June 30th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Qysh nga 2009-ta (kur u zbatua për herë të parë sistemi elektoral rajonal proporcional në Shqipëri), për koalicionin e Ramës (PS+PSD+etj, pa përfshirë LSI) kanë votuar rreth 800 mijë zgjedhës të këtushëm. Dhe kur edhe më 2021, opozita dështoi përballë këtij muri elektoral 800-mijësh të Ramës, politikanë dhe analistë opozitarë i hodhën sytë nga diaspora, me shpresë se ajo mund ta përmbyste atë mur…

Deri në ditën që u zyrtarizua votimi i emigrantëve me postë ndërkombëtare nga vendet ku kishin emigruar, argumenti kryesor opozitar ishte se qindra mijëra votuesit opozitarë që kishin emigruar gjatë 12 vjetëve të “regjimit Rama” do të votonin në mënyrë masive kundër tij. Sipas këtij argumenti, votuesit e këtushëm opozitarë ishin të frikësuar nga “regjimi Rama”, kurse votuesit opozitarë jashtë vendit nuk do të kishin frikë ta dërgonin votën në mënyrë anonime me postë ndërkombëtare.

Dhe kur votat nga emigracioni erdhën në KQZ, pretendimet opozitare ishin se në Greqi, kompania postare gjermane DHL kishte përdorur nën-kontraktorë grekë të korruptuar nga “regjimi Rama”. Për të qenë brenda, KQZ-ja i la më vete votat e ardhura nga Greqia, që të numëroheshin në fund.
Po çfarë ndodhi deri para fillimit të numërimit të votave nga Greqia?

Nga të gjitha vendet e botës (përveç Greqisë) kishin ardhur vetëm 40 mijë vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore (PD+LSI+PDIU+etj)… Dhe megjithë votat e këtushme, kjo aleancë shkoi gjithsej deri në 520 mijë vota, ose deri në 7/10 e votave që morën partitë përbërse të saj para katër vjetësh. Dhe atëherë, emigrantët nuk mund të votonin dot, as me postë e as duke ardhur fizikisht këtu…

Duke përmbledhur, dallga e shumëpritur kundër “regjimit Rama” (si jashtë, edhe brenda vendit) rezultoi thjesht në një valë të lehtë që vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes
Previous article SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k