• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 17th, 2025
  • HOME
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes
Home
Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

July 2nd, 2025 F.autor Blog 0 comments

Në hijet e historisë së shtresuar dhe të trazuar të Shkupit, ku fragmentime te ndryshme përcaktojnë rajonin, në mënyrë të qetë radikale Samiti BE-Ballkani Perëndimor nuk shënoi vetëm një takim politik e protoklar diplomatik, por një ndryshim narrative ku Ballkani Perëndimor u paraqit si aktor strategjik, duke dashur të jap sinjal se rajoni, i konsideruar prej kohësh si gjeopolitikisht i paqëndrueshëm ose diplomatikisht i papjekur, po hyn në një fazë të re, asaj të shtyrë nga gatishmëria për reforma.

Ndërsa “kimia” midis Ramës dhe Kurtit dominoi titujt kryesorë, Kryeministri Mickoski, me njëqind halle frustruese nga dhimbjet e zakonshme të kokës së krizave të identitetit dhe vetos së pafundme, duke dashur të luaj rolin e balancuesit dhe ndërmjetësit dhe duke pritur këtë samit me ton të matur, hyri në një trashëgimi komplekse, të një vendi i zënë midis lodhjes nga (mos)reformat dhe pritjes së pranimit.

Dje në rrjetet sociale, shqiptarët e ndarë në llogore të kundërta ishin “të hipnotizuar”, jo nga uniteti, por nga dy shfaqjet e veçanta të Ramës e Kurtit, jo si bashkëkombas, por si dy figura që ata ndjekin veçmas. Foto me Ramën këtu, foto me Kurtin atje, por asnjë foto me ta bashkë. Të dy liderët j’u dhanë shqitarëve spektaklin e ndarjes perfekte, dhe ata vetëm po ndiqnin “udhëzimet.” Një trajtim keq i servuar pikërisht nga dy udhëheqësit që pretendojnë të jenë shpresa e bashkimit dhe përfaqësimit të komunitetit shqiptar.

Udhëheqësit shqiptarë kishin armikun e përbashkët në skenë, ndërsa e kërkonin mes shëtitoreve të Shkupit..!!

Asnjë deklaratë madhështore nuk mund ta maskonte këtë realitet. Në Shkup, fasada e harmonisë u përça, duke ekspozuar një garë të hidhur që kërcënon të thellojë çarjet e brendshme në vend që t’i shërojë ato. Populli shqiptar në Maqedoni është i zënë në zjarr të një lufte për pushtet midis dy udhëheqësve konkurrues. Për mua si shqiptare, ky spektakël ndihet si i zënë midis dy vëllezërve tepër ambiciozë që luftojnë për trashëgiminë familjare.

Ishte hap i gabuar i hedhur i Kurtit fillimisht, i vetëshpalluri kampion i unitetit shqiptar, që arriti disi të luajë rolin e keqbërësit më të keq në politikën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke i përçarë dhe duke i bërë që tashmë të luftojnë për njohje themelore në shumë instanca. Ndërhyja e tij nuk ishte fare solidaritet, ishte sabotim, duke i portretizuar kështu shqiptarët jo si një popull të bashkuar, por si gurë shahu në lojën e tij politike.

Ndërsa Kurti nxit përçarje me ndërhyrje të pamatura, Edi Rama e pozicionon veten në heshtje si ndërmjetësi i vërtetë i pushtetit në politikën shqiptare përtej kufijve dhe jo vetëm në retorikë. Ndikimi i Ramës në Maqedoninë e Veriut nuk është i rastësishëm. Ndryshe nga mburrja e Kurtit, qasja e Ramës është strategjike dhe e duruar. Ai luan lojën e gjatë, duke ndërtuar aleanca, duke tërhequr fijet dhe duke siguruar që vizioni i tij i lidershipit të dominojë, ndonjëherë në kurriz të unitetit të vërtetë midis shqiptarëve në Ballkan.

Një gjë është e rëndësishme, çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut është më e madhe se sa statura e përkohshme e politikanëve që e përfaqësojnë dhe nuk matet me llogaritë e përkohshme të politikanëve që sot mbajnë në dorë fatin e kombit. Është një realitet shumë më i ndërlikuar se emocionet e shfrenuara njerëzore. Në këtë rajon, hijet e të shkuarës janë ende të gjalla dhe të pashlyeshme ku heronjtë kanë të njejtin portret me tradhtarët, në këtë tokë ku historia dhe politika ndërthuren si një rrjet i ndërlikuar dhimbjeje dhe tradhtie, shqiptari nuk është vetëm një qytetar, është një dëshmitar i përjetshëm i luftës midis shpresës dhe zhgënjimit.

Shqiptarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm se pas kujt zgjedhin të nënrenditen, sepse në këtë lojë të madhe pushtetesh me tendenca ku çdo ngritje shqiptare kërcënohet me asgjësim, rreziku është real dhe i afërt. Në një terren ku interesa të jashtme dhe rivalitete të brendshme përplasen, nënshtrimi i gabuar mund t’i çojë drejt zhdukjes së zërit, dinjitetit dhe të ardhmes.

Po afrohen zgjedhjet lokale dhe tundimi për të lejuar që egot personale dhe rivalitetet e vogla të diktojnë fatin e bashkive me shumicë shqiptare është më i fortë se kurrë. Uniteti i shqiptarëve nuk është opsional dhe në këtë rrafsh shqiptarët nuk duhet dhe nuk mund të përballojnë humbjen e asnjë komune të vetme me shumicë shqiptare. Është çështje më e madhe sesa ndjekja e fotove boshe me kryeministrat shqiptar për të fituar vetëm pikë të cekëta politike. Është cështje e bashkimit në substancë, për të çmontuar piramidën shtetërore anti-shqiptare që ende shtyp popullin tonë.

Partitë shqiptare, zgjedhja juaj ka rëndësi. Mos vazhdoni të shtyni përpara të njëjtat figura të lodhura dhe egoiste, ndaloni riciklimin e të njëjtëve aktorë politikë, zgjidhni figura me vision dhe integritet, ndryshe çdo gjë më pak është një tradhti ndaj popullit.

Emërojeni si t’ia doni, bashkëpunim nga komoditeti, unitet nga domosdoshmëria apo kimi nga llogaritjet politike, por një gjë është e vetme bëjenu në mëntrë revolucionare: BASHKOHUNI!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

F.autor

Related Posts

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog
July 16th, 2025

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog
July 14th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog
July 10th, 2025

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

Blog Jul 9th, 2025
ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

Jul 8th, 2025
MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Jul 10th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

Jul 2nd, 2025
ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun OP-ED

ALFRED PEZA/ “Këshilla një gazetari" për Alketa Vejsiun

Feb 7th, 2020
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k