• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Treni “Berisha” mund ta përmbysë Bashën. Po murin e “Edvinit”?…
Home
Politikë

EDUARD ZALOSHNJA/ Treni “Berisha” mund ta përmbysë Bashën. Po murin e “Edvinit”?…

October 29th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Pas euforisë së Bashës nga përkrahja e hapur e ambasadores amerikane në lidhje me pezullimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, një mik me përvojë të gjatë politike më kujtoi një fjalë të urtë. “Mos u gëzo para kohe nëse sheh dritë në fundin e tunelit, se mund të jetë treni që po të vjen përballë”, ishte fjala e urtë.

Në fakt, fill pas shpalljes së vendimit të Bashës për pezullimin e Berishës dhe urimit të ambasadores amerikane në shkallët e SHQUP-it për rikthimin e shpejtë të PD-së në pushtet (duke patur Bashën përkrah), dukej se po shfaqej dritë në fundin e tunelit për “yllin në ngjitje” Basha (siç e kishte quajtur dikur ambasadori Arvizu).

Por javët e fundit po tregojnë se drita që pa Basha në fundin e tunelit atëherë paskësh qenë i trenit “Berisha”, i cili shton vagona nga foltorja në foltore (kjo, bazuar në sondazhe private që kam zhvilluar, por që detajet nuk mund t’i publikoj). Me vrullin që ka marrë treni “Berisha”, gjasat janë që ta përmbysë numerikisht Bashën, si në elektoratin e gjerë të djathtë, ashtu edhe në antarësinë e PD-së. Juridikisht mund të jetë tjetër histori, ngaqë Basha ka demonstruar deri më sot aftësi në shtyrjen pa fund të seancave gjyqësore…

Sidoqoftë, le të hamendësojmë për një çast se Berisha do të rikthehet në krye të PD-së, si numerikisht, edhe juridikisht. Por përballë do të ketë murin 800 metra të “Edvinit”, siç e quan ai kryeministrin aktual…

Në tre zgjedhjet e fundit parlamentare, PS-ja dhe partitë e vogla rreth saj (PSD etj.) janë luhatur rrotull kuotës së 800 mijë votave, pavarsisht se sa shqiptarë kanë votuar për të gjitha partitë e tjera (PD, LSI, etj. etj.). Ndërsa qysh kur “Edvini” erdhi në krye të PS-së, ajo dhe partitë e vogla rreth saj (PSD etj.) kanë patur një stabilitet statistikor të frikshëm në çdo qendër votimi – vetëm në 51 qendra votimi (ndër rreth 5200), PS+satelite janë luhatur më shumë se 1% nga mesatarja e përqindjes së katër zgjedhjeve të fundit parlamentare! (Në qendrën time të votimit, p.sh, PS+satelite kanë marrë 49% +/-0.1% të votave në katër zgjedhjet e fundit parlamentare.)

Përballë një muri të tillë elektoral, treni “Berisha” do ta këtë tejet të vështirë, edhe sikur miku i vet më i ngushtë të zëvendësojë Antony Blinken në Departamentin e Shtetit… Sepse koalicioni më i sukseshëm i Berishës këtë shekull (më 2009, kur ishte kryeministër i gjithfuqishëm) mori vetëm 46.7% të votës popullore. Ndërsa herën e fundit që ishte në krye të një koalicioni (më 2013, kur u detyrua të largohej nga pushteti) koalicioni i tij mori vetëm 39.5% të votave…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Foltorja, si lufta itali-greke!
Previous article ARTUR AJAZI/ Foltore apo Faltore?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k