• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Foltore apo Faltore?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Foltore apo Faltore?

October 29th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha i ka gjetur një emër procesit të takimeve të tij me demokratët berishistët.E ka quajtur “Foltore”, nga ku po shpalos gjithë skenarin e shkruar “mjeshtërisht” sipas tij, për të arritur sërish majën e partisë. Sallat e mbushura me berishistë, thirrjet, puthjet e dorës madje edhe makinës nga disa fanatikë, brohoritjet “Berisha-Berisha”, “Basha ik” apo dhe tendenca e disave për të nisur “kryengritjen në PD” dhe më gjerë, mbushja e rreshtave të para me ish-drejtorë, të ngjet  në fakt me një “Faltoren”. Duket sikur ata që mbushin sallat e Doktorit, e shohin atë si “Peshkop”, dhe ata si “besimtarë të devotshëm”. Brënda sallave të mbyllura (të cilat nuk dihet nga kush paguhen) përsëriten dhe ripërsëriten akuzat ndaj Bashës, Ramës, denoncohet “pakti i fshehtë dhe bashkëqeverisja”, dhe u premtohet mitingashëve “rikthim në pushtet, pavarësi e PD, luftë amerikanëve”. Herë-herë, takimet e Berishës, ngjasin me grumbullimet e Haxhi Qamilit, tek i shpallte luftë me armë në dorë qeverisë dhe pavarësisë Shqipërisë, për hatër të Turqisë. Askush nuk di të thotë, pse Sali Berisha e ka quajtur “Foltore” nismën e tij për rikthimin në krye të PD, askush nuk di të thotë, çfarë kërkon të arrijë Sali Berisha me betejën e tij, jo vetëm ndaj Bashës, por edhe ndaj SHBA-ve.Gjithçka që mund të arrijë ai përmes vandalizmave, do të jetë një HIÇ, përballë vullnetit të shumicës së shqiptarëve, dhe mirënjohjes së tyre ndaj partnerit tonë stradegjik, SHBA-së. Por Berisha ka arritur ti karikojë berishistët, dhe  tu mbushë mëndjen atyre se “unë dhe vetëm unë, mund t’ju sjell sërish në pushtet”. Realisht, ai po pergatit dramën më të madhe për Partinë Demokratike, dhe po gatuan shkatërrimin nga themelet të asaj force politike. Duke shfrytëzuar ekzaltimin e berishistëve, ish-kryetari “non-grata” deri sot nuk ka sqaruar, si do të zgjidhë  ai ngërçin e krijuar me amerikanët, si do të rihapë partinë, si do të shpjerë demokratët drejt pushtetit pa asnjë mbështetje ndërkombëtare, dhe plot pyetjeve të tjera. Sali Berisha ka zgjedhur të keqpërdorë ithtarët dhe fanatikët, duke vënë në krye të tyre ish-drejtorët dhe ish-zyrtarët e djeshëm, të gjithë të akuzuar dhe damkosur si të korruptuar, të pasuruar gjatë pushtetit të tij. Përmes brohoritjeve berishiste, ai ka shpallur nga Kavaja (qytet të cilin sa ishte në pushtet e la në harresë)  kandidaturën e tij për kryetar PD-je. Ai po tenton të bëjë brënda asaj partie një “1997 të dytë”, duke lëshuar gjithë bateritë dhe tentakulat e tij propogandistike për të përçarë fillimisht grupin e deputetëve të PD.Berisha i ka kthyer berishistët, në “vegla qorre dhe kamikazë” të vendimeve dhe qëndrimeve tij, duke treguar se nuk ndalet para asgjëje, për të arritur edhe njëherë  atje ku ishte në 2013. Ai ka krijuar tanimë kultin e “Liderit të pagabueshëm, prijësit legjandar”, duke imituar Enver Hoxhën në çdo hap. Foltorja e tij, mblodhi  veç berishistëve, gjithë  mëkatarët e qeverisjes tij, ata që kanë vënë pasuri të madhe  dje, dhe që shpresojnë që një ditë Berisha ti risjellë sërish në pushtet. Ata e kanë si “Faltore” sallën e takimeve të Doktorit, nga ku shpresojnë se do të mund të lajnë mëkatet e tyre, duke mbrojtur kryemëkatarin që e quajnë me mburrje “Udhëheqës i pagabueshëm dhe i përjetshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Treni “Berisha” mund ta përmbysë Bashën. Po murin e “Edvinit”?…
Previous article BLENDI KAJSIU/ Mbi “rrezikun” amerikan në Shqipëri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k