• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Probabiliteti i vdekjes nga koronavirus për banor të zakonshëm, aq sa probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja
Home
Sociale

EDUARD ZALOSHNJA/ Probabiliteti i vdekjes nga koronavirus për banor të zakonshëm, aq sa probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja

March 9th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Të qenit gjallë është një ndërthurje e pafundme probablititesh. Në shkallë botërore, probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja është 1 në një milion. Probabiliteteti që dikush të vdesë nga rënia e avionit është 1 në dy milion. Nga tërmeti është 1 në pesë milion etj. etj. Probabilitetet luhaten sipas gjeografisë, nivelit të zhvillimit të shteteve të ndryshme, kulturave etj. etj.

Në lidhje me probabilitetet e gripit më të fundit që po përhapet në botë, COVID-19 ( i shkaktuar nga një lloj i ri i familjes së koronavirusëve), OBSH-ja sugjeron t’u referohemi statistikave zyrtare të Koresë së Jugut.

Sipas OBSH-së, për arsye politike, ekonomike apo kulturore, në shumicën dërrmuese të shteteve, nuk janë bërë testime masive të popullsisë, për të përcaktuar se sa banorë janë infektuar me koronavirusin e ri. Si rrjedhim, në qoftë se testohen vetëm rastet më të rënda ose rastet e përqendruara në rajone të caktuara gjeografike, nuk mund të matet dot ekspozimi real i të gjithë popullsisë ndaj virusit (eksopzimi përbën emërusin e thyesës së probabilitetit).

Kështu, në Korenë e Jugut, që ka bë testimin më ekstensiv të popullsisë, vdekshmëria nga COVID-19 është 7 në 1000, ndërkohë që vdekshëmria nga gripi i zakonshëm është 2 në 1000. Numri i vdekjeve është 80% i përqendruar në moshat mbi 65 vjeç.

Shkalla e infektimit është 138 në 1 milion banorë, ndërkohë që 3 ndër 5 të infektuar i përkasin një sekti fetar me 1 milion ndjekës, të cilët falen duke ndëjtur të përqafuar me njëri-tjetrin. (Drejtuesit e sektit po procedohen penalisht nga prokuroria koreane, per shkaktim të vdekjeve në masë, pa paramendim).

Duke i ndërthurur shifrat e mësipërme të Koresë së Jugut, rezulton se probabiliteti i vdekjes nga COVID-19 për një banor të zakonshëm është 1 në një milion.

Aq sa ç’është probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Beteja e mjekëve tanë është me Koronavirusin por dhe Salivirusin
Previous article EDMOND ARIZAJ/ Lutuni për mjekët dhe infermierët që të jenë mbinjerëzorë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k