• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
EDMOND ARIZAJ/ Lutuni për mjekët dhe infermierët që të jenë mbinjerëzorë
Home
Blog

EDMOND ARIZAJ/ Lutuni për mjekët dhe infermierët që të jenë mbinjerëzorë

March 9th, 2020 F.autor Blog 0 comments

A e dini kush janë më të rrezikuarit sot nga koronavirusi?

Kush nuk mund të rrijë dot në shtepi për t’u izoluar për t’u mbrojtur sa të kaloje piku i epidemisë? Kush madje as nuk mundet dot të ankohet, të bëjë naze, apo të shkruaje statuse në FB?

Mjekët dhe infermierët e infektivit, e pastaj gjithë bluzat e bardha që do të përballen me virusin koronë. Kanë edhe ata frikë. Kanë edhe ata familje. Po si të gjithë edhe ata nuk janë prej guri. Por ndryshe nga të gjithë ata kanë bërë një betim.

E ndryshe nga të gjithë, ata e dinë se janë shpresa e vetme për njerëzit që do të kenë fatin e keq të preken rëndë.

Ne i kemi lincuar, i kemi akuzuar, i kemi përcudnuar, i kemi urryer, i kemi përzënë, i kemi poshtëruar. Por sot është koha të lutemi per ta. Po po. Lutuni që të kene sa më shumë fuqi. Lutuni që të mos dorëzohen. Lutuni që të jenë mbinjerëzore. Lutuni për ta, sepse luteni për veten. Ata do duhet të përballojne jo vetëm semundjen, por edhe panikun, stresin dhe papergjegjshmerine tone, të njohur tashme. Ata janë heronjtë. Por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa ditë do të punojnë pa ndaluar. Lutuni për këtë… kërkoni dhe ndjesë, diku mes lutjesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Probabiliteti i vdekjes nga koronavirus për banor të zakonshëm, aq sa probabiliteti që dikush të vdesë nga rrufeja
Previous article LUTFI DERVISHI/ 10 vendet më të sigurta për t’u mbrojtur nga koronavirusi në Shqipëri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k