• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 19th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës
Home
Blog

BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës

June 22nd, 2025 F.autor Blog 0 comments

Për opozitën është e përcaktuar: Mohimi i moralit të zgjedhjeve të përgjithshme Maj ’25 dhe denoncimi me çdo mjet i legjitimitetit të tyre. Veçse pjesëmarrja e demokratëve në parlament do t’ua bëjë të vështirë kauzën morale dhe shpotitëse përballë ligjvënësve të rinj socialistë, që me gjasë do jenë një klasë të bindurish ndaj kryetarit Rama. Për socialistët ku mandat do të jetë barok: Do flitet gjithë kohën për integrimin, modalitet evropiane dhe të ardhmen e Shqipërisë, si vendi i integruar, por edhe sfidat e luftrave. Të pakët e të Djathtëve që ia dolën nga Listat e Hapura mund të flasin dhe madje të ngrihen për kauza dhe mbi partinë e tyre. Sa për të Majtët dihet se përveç njëjtësimit me kryetarin nuk do paraqesin gjë ndryshe. Modestia e parlamentarëve të rinj është një sens për të parë nënshtrimin e tyre. Dhe, provat na i kanë dhënë me diskutimet dhe kinse integritetin. “Me njerëzit me aftësi jo shumë të mëdha, modestia është thjesht ndershmëri. Por me ata që kanë talent të madh, është hipokrizi”, shkruante dikur Arthur Schopenhauer.

Po pse luajnë me modestinë në politikë? Është një sens për të treguar sesa të afërt janë politikanët me të vërtetën dhe pse vetëm atyre duhet t’u besohet. Kjo ka bërë që një grup i tërë emrash që nuk prodhojnë asgjë, veç sherrnajës boshe në parlament dhe besnikërisë ndaj Berishës, sot përfaqësojnë PD-në, ashtu si një masë pa histori do përfaqësojnë PS-në, lexo lidërshipin e paprakshëm. Modestia e përfaqësimit është sot ironia më e madhe para një klase politike që në pamundësi për të sjell ndryshime e prezanton atë si virtyt. Mjaftoi lënia në lista të hapura e shumë individëve, që një pjesë nxori kthetrat dhe tashmë po rreshton akuza dhe pretendime, duke treguar se modestia nuk të bën shumë punë kur je vetja, siç ishin pas zgjedhjeve politikanët; ndërsa kur je i sofistikuar e ke atë si mjet hipokrizie për të cilën politika jonë shquhet. Dëshmi janë akuzat brenda familjeve partiake por edhe vetë zhvillimi i vendit tonë, që lë aq shumë për të dëshiruar. Për më tepër, kjo hipokrizi po duket në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mënyra sesi veprohet sot në botë. Veçse politikanët tanë nuk e bëjnë dot shtetin tonë të duket me dinjitet, ashtu si nuk u thonë dot shqiptarëve që aleancat tona dhe integrimi evropian ka kosto sociale dhe përgjegjësi të larta dhe nuk është tallava. “Modestia” sesi na tregojnë të ardhmen sot politikanët, po rrëfen hipokrizinë ku gjendemi dhe ku politika jonë është protagonistë e pamohueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEFER PASHA/ Reportazh për nënë Hyrën e Hashim Thaçit në Skënderaj
Previous article MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k