• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 19th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!
Home
Blog

MERO BAZE/ Në dorë të një viroze!

June 17th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha sot ishte i sëmurë. Për moshën që ka dhe me virozat që janë sheshit, është normale të ndodhte.

Por çfarë i mungon një ditë shqiptarëve, nëse Sali Berisha sëmuret?

Së pari, na mungoi deklarata e mëngjesit para SPAK, për kriminelin Altin Duamnin, kryemafiozen Irena Gjoka dhe lidhjet e tyre me bandat e drogës dhe krimit në Shqipëri.

Na mungoi shënimi që ai lë çdo të hënë kur shkon te SPAK, duke i sharë me libër shtëpie.

Na munguan ata 30 vetë që e shoqërojnë poshtë ballkonit dhe e ndjekin edhe te SPAK.

Pastaj na mungoi konferenca për shtyp në orën 12:00. Sot kishte gjasa të komentonte dinamikën e luftës në Tel Aviv dhe Teheran, si dhe gjestin e presidentit Trump që nuk kishte rekomanduar të vritej Ajatollahu.

Na mungoi pastaj shkuarja në Kuvend dhe fjalimi i tij për vjedhjen e votave nga bandat e drogës dhe krimit, që i kanë marrë 28 deputetë – aq sa i duhen që të quhet fitues.Na mungon ulja e tij në vendin e vet në parlament, pas kthimit nga foltorja, Albana që i fshin djersët me shami dhe Flamuri që i rregullon karrigen.

Na mungon pastaj njoftimi se në këtë televizion do të jetë pasdite dhe në atë televizion do të jetë në darkë. Aty do të fliste për rinumërimin që nis të martën dhe që do të nxjerrë në shesh manipulimin e Edi Ramës.

Në fund do të na mungojë njoftimi se Edi Rama kontrollon mediat dhe nuk e lënë atë të dalë askund.

Nesër fillon dita e re. Nëse ai do të jetë ende në shtrat, ai do të shikojë si do të rihapen kutitë, si një anestezi për t’i ulur dhimbjet e humbjes madhështore të 11 majit.

Si ata njerëzit që, në fund të jetës së tyre, duan ta përsërisin lajmin e keq, sepse nuk duan ta besojnë kur e dëgjojnë dhe e shikojnë për herë të parë. Edhe ai do ta dëgjojë edhe një herë tjetër se ka humbur.

Kur i shikon gjithë këto gjëra që kemi humbur sot nga një virozë banale, e kupton se në dorë të kujt është fati i opozitës. Në dorë të një viroze!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Modestia si hipokrizi e politikës
Previous article YLLI PATA/ Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k