• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Dëshpërimisht, “fushatë” në kafene
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Dëshpërimisht, “fushatë” në kafene

August 5th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Kriza e thellë e cila ka mbuluar partinë ende kryesore të opozitës së vjetëruar, duket se e ka reflektimin e saj edhe në takimet dhe “sqarimet” e situatës politike të cilën kryetari saj Lulzim Basha, po mundohet ta bëjë pikërisht nga kafenetë e qyteteve. Nuk ka kafene apo dhe restorant, ku kreu i PD, të mos ndalet dhe të mos “organizojë” takime të zjarrta me ata dhjetra ndjekës të partisë, që kanë mbetur akoma besnikë, dhe se besojnë se vërtetë Lulzimi po “ riorganizon partinë për fitoren e re”.

Vetëm nisja nga SHQUP-i, është e gëzueshme, pasi mbërritja në qytetet dhe degët e rretheve mbetet trishuese, dëshpëruese edhe për vetë kreun e PD, i cili në pamundësi të mbushë sallat e pallateve të sportit apo sheshet, ka zgjedhur kafenetë. Dhe kjo ngjet në të gjitha qytetet e mëdha dhe të vogla, edhe atje ku kanë mbetur ende degët me disa dhjetra besnikë, edhe atje ku degët e asaj partie kanë si përfaqësuesin e tyre veçse kryetarin e emëruar nga Basha. I ndodhur përballë një situate e cila kërkon “qilizëm” dhe jo mashtrime, e cila kërkon reflektim dhe jo mashtrim, e cila kërkon rithemelimin dhe jo arnimin e një partie e cila sot po humbet (veç anëtarësisë) edhe simbolikat dhe identitetin e saj, duket se kryetari saj ka vendosur të mos humbasë kohë me kritizerët, por ti kthehet “fushatës sqaruese” në bazë, për tu pergatitut siç thotë ai “për protestat popullore të shtatorit”.

Eh sa shtatorë, tetorë, dhjetorë, janarë, marse e qershorë, do të kalojnë, eh sa muaj dhe vite, fushata dhe humbje do të pësojnë dhe kalojnë demokratët e Lulzimit dhe gjithçka do ti faturohet …“vjedhjes së votave”. Asnjë parti politike, (të paktën që ka patur pushtet për një kohë të gjatë) nuk ka vepruar dhe nuk ka denigruar ashtu siç po ngjet me Partinë Demokratike. Asnjë parti politike në Shqipëri, nuk ka patur dhe nuk do të ketë kurrë fatin e kësaj PD, e cila edhe pse po përjeton humbje dhe izolim të brëndshëm dhe të jashtëm, sërish nuk tutet nga istikami. Sërish mbetet besnike e parimit leninist “kush na ka inat, të hidhet në trat”.

Edhe pse lidershipi aktual i kësaj opozite, ka dështuar me formulën e vjetëruar të “marrjes së pushtetit me shpifje dhe dhunë”, duket se vendosmëria për të qëndruar në llogoren e ndryshkur, e ka detyruar kryetarin e saj të mos i ndahet takimeve “të zjarrta” në kafenetë e qyteteve. I ndodhur përballë një dyzine me probleme, si kërkesa, ankesa, kundërshtime dhe largime, ndoshta “llogaria” politike e Lulzim Bashës, sa vjen dhe po bëhet edhe më e ndërlikuar, edhe më e kushtueshme. Këto 6 muajt e fundit, në fakt ishin sa 6 vitet e shkuara të marra së bashku për një kryetar opozite, i cili ka vendosur të mos tërhiqet , por dhe të mos braktisë ngrehinën, prej të cilës shpreson akoma ringritjen e tij politike. Duke mashtruar ditën me diell se “ne kemi fituar në 30 qershor”, duke u bërë thirrje shqiptarëve për “rrugëdalje nga kriza e qeverisjes Rama”, Lulzim Basha harron se humbja më e madhe e tij, dhe e parikuperueshme, janë ata 240 mijë votues që e braktisën atë në 2017 dhe më shumë akoma në 2019.

Fakti që kreu i opozitës, takimet me “bazën” i bën në kafene, apo hije rrepesh, tregon krizën e thellë në të cilën është zhytur dhe mbytur PD e sotme, e cila nuk ka kuptuar asgjë çfarë ka ndodhur. Shkencërisht dëshpërimi, njihet si fenomen alarmues, si mungesa e unitetit dhe besimit, ku si rruga e vetme nga e cila njeriu mund të dalë, mbetet terapia intensive me rrugë alternative, por në rastin e opozitës aktuale po ndodh gjithçka ndryshe.

Tu tregosh përralla atyre që mbledh në kafene apo salla të mbyllura se “ne i fitojmë zgjedhjet kurdo që të bëhen”, tregon sa thellë ka hyrë dëshpërimi në gjirin e lidershipit të kësaj opozite, e cila sa vjen dhe po ngujohet më thellë në SHQUP, duke pritur ndonjë mrekulli tjetër, ndoshta për të firmosur pakte dhe aleanca qoftë edhe me ndonjë administrator pallati, që është i “pakënaqur” nga Rama apo Veliaj. Ku nuk të shpie dëshpërimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Tërmeti real që parashikoi Meta është ai politik
Previous article BEN ANDONI/ Jo tërmeti i kllapisë së Metës, por ai i vërteti që do na marrë në provim!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k