• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
GJOVALIN KOLA/ Zgjedhjet evropiane dhe negociatat me Shqipërinë
Home
Blog

GJOVALIN KOLA/ Zgjedhjet evropiane dhe negociatat me Shqipërinë

June 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Lajmin për çeljen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor 2019 mediat evropiane e kanë lidhur me zgjedhjet evropiane që mbahen në maj të vitit të ardhshëm. Kur bëhet fjalë për kohën e çeljes së negociatave, jo pa qëllim, saktësohet se ato nisin “pas zgjedhjeve evropiane”.

Nëse Franca ka insistuar për shtyrjen e këtij vendimi pozitiv, kjo parakupton edhe problemet e saj të brendshme, rënien e popullaritetit të presidentit Macron dhe votën për Parlamentin e ri Evropian.

Holanda dhe Danimarka, që nuk kanë dhënë konsensusin, kanë të njëjtin problem si Franca. Jo rastësisht në këto tri vende partitë populiste janë më të fuqishmet në vendet e bllokut evropian: në Francë, partia e Marine Le Pen, në Holandë Partia e Lirisë e Geert Wilders dhe Partia popullore daneze në Danimarkë.

Pavarësisht se nuk shprehet në mënyrë të qartë, është frika nga populizmi në rritje në këto vende dhe në gjithë bllokun, në prag të zgjedhjeve evropiane, që çoi në dështimin e samitit të së dielës për emigracionin, në Bruksel.

Në favor të këtij argumenti janë edhe rezultatet në zgjedhjet lokale në Itali, ku fituan përsëri Liga e Veriut dhe Lëvizaj “Pesë Yjet” për shkak të refuzimit të emigracionit ilegal. Siç dihet, partitë populiste janë kundër emigracionit dhe zgjerimit të BE-së.

Si emigracioni, ashtu dhe zgjerimi me vende të reja shihet si një barrë e shtuar për ekonominë në krizë të Evropës. Nga ana tjetër, Brukseli nuk ka ndërmarrë gjithashtu reformat strukturore të premtuara pas Brexit.

Sipas specialistëve, zgjedhjet e pritshme evropiane të 23 dhe 26 majit 2019 mund të sjellin të papritura për BE-në, kështu që liderët e vendeve anëtare tregohen të matur në vendimet që marrin gjatë kësaj periudhe. Këto zgjedhje nuk ngjajnë me të mëparshmet.

Janë të parat pas Brexit dhe ardhjes së presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Uniteti” i lakmuar i bllokut ka marrë goditje me refuzimin e politikës së emigracionit nga vendet e Grupit të Vishegradit.

Po kështu shembulli i Italisë pritet të mos kalojë pa ndikim në vendet e tjera, ku emigracioni masiv ilegal po ngjall gjithnjë e më shumë frikë e pasiguri për të ardhmen e qytetarëve evropianë.

Analistë të ndryshëm parashikojnë që në Parlamentin e ri Evropian të shtohen radhët e populistëve dhe të atyre që mbrojnë një “nacionalizëm identitar evropian”.

Në këtë kontekst, vendimet e këshillit të ministrave dje në Luksemburg dhe ato të shefave të qeverive dhe shteteve anëtare të BE-së, më 28-29 qershor, në Bruksel, reflektojnë efektin e paparashikuar që mund të kenë zgjedhjet e reja evropiane. Me sa duket ato do të ruajnë vetëm status quo-në.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REXHEP QOSJA/ Bashkimi Evropian dhe korrupsioni në Kosovë
Previous article BEHAR GJOKA/ Prangimi politik i letërsisë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k