• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ASTRIT PATOZI/ Njëri nga të dy duhet të shporret
Home
Politikë

ASTRIT PATOZI/ Njëri nga të dy duhet të shporret

October 9th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

/Astrit Patozi

Sot jam plotësisht dakord me Andi Bushatin. Që filmi me metrazh të shkurtër i Babales është, ose prodhim i SHQUP-it, ose i Vilës së Surrelit. Të vetmet konostudio të afta për realizime të tilla dhe që mund të përfitonin nga efektet e saj.

Madje, po ta kisha në dorë, do të propozoja amnisti për të gjithë aktorët që shfaqen aty, edhe pse Kodi Penal mund të parashikojë dënime të rënda për ta. Sepse i konsideroj shumë më pak të fajshëm, se protagonistët e vërtetë të kësaj historie të pështirë.
Mirëpo, kjo nuk mund të jetë më një çështje që ta ndajnë sondazhet e rrjeteve sociale dhe as opinionet e analistëve, që Zoti na i faltë, i kemi me shumicë. Sepse nuk mund të ketë dy të vërteta për të njëjtin fakt. Në çdo vend tjetër, me gjithë skepticizmin apo paragjykimet politike, fjalën e fundit do ta thonte drejtësia dhe verdikti i saj do t’i jepte fund debatit.

E di që kjo do të ishte e tepërt në Shqipëri, për shkak të një mosbesimi ekstrem ndaj saj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje.
Nuk ka rast më të mirë se ky për të thirrur ekspertizë ndërkombëtare, madje, po të jetë nevoja, edhe hetim e gjykim me të huaj, për ta çuar deri në fund zbardhjen e të vërtetës për këtë neveri shqiptare. Sepse ky vend duhet të shpëtojë nga relativizimi i të vërtetës, nga ndarja e publikut në dy kampe tifozësh, që ulërasin për skuadrën e tyre, dhe askush nuk mban përgjegjësi për atë që bën e thotë.
Kjo nuk është një fushatë elektorale, ku secili mund të shprehë apo premtojë çfarë t’i teket dhe t’i lihet në dorë njerëzve të vendosin kë besojnë më shumë. Këtu ka ndodhur një krim dhe ai ka vetëm një autor. Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë mendon Edi Rama, Lulzim Basha, unë apo Andi Bushati për këtë çështje.
E vetmja gjë që peshon këtu është e vërteta. Dhe ajo duhet të dalë në dritë, me çdo mënyrë dhe me çdo kosto, përfshirë këtu edhe një hetim të plotë ndërkombëtar.
Por pas kësaj, ose pronari i SHQUP-it, ose i zoti i Vilës së Surrelit duhet të zhduket, jo vetëm nga skena politike, por mundësisht dhe nga Shqipëria. Sepse njëri nga të dy është një politikan palaço dhe një mashtrues ordiner, që të bën gjëmën, i cili e meriton plotësisht të gjithë neverinë e shqiptarëve normalë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERMIR HOXHA/ Të gënjesh si derri dhe ta jetosh politikën si llucë
Previous article MERO BAZE/ Lulzim Basha ose duhet të dorëzojë Salianjin, ose “Babalen”, ose vetë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k