• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lulzim Basha ose duhet të dorëzojë Salianjin, ose “Babalen”, ose vetë!
Home
Blog

MERO BAZE/ Lulzim Basha ose duhet të dorëzojë Salianjin, ose “Babalen”, ose vetë!

October 9th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Mero Baze

Ka vetëm dy mundësi që Lulzim Basha të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me dosjen “Babale”.

E para, dhe ajo që është më e provueshme, është  të përballet me të vërtetën që del nga hetimet. Tani Prokuroria ka hetuar faktet e tjera, përveç regjistrimit dhe ekspertizës së zërit, dhe ka provuar se një zyrtar i lartë i PD, ka mbështetur skenarin e prodhimit fallco të një dosje për të goditur ministrin e Brendshëm politikisht.

Mjafton fakti që dy personazhet flasin për shuma të premtuara parash nga Partia Demokratike, dhe njëri e pohon këtë edhe para prokurorit, për të qenë para një fakti të rëndë.

Ajo që mund të bëjë Lulzim Basha, është që të mbrohet se nuk ka pasur dijeni për atë çfarë bënte Ervin Salianji me dy personazhet e dosjes “Babale”, dhe të distancohet prej tij.

Me këtë rast duhet të kërkojë largimin e tij nga grupi parlamentar i PD dhe t’i kërkojë drejtësisë të jetë e lirë në hetimin e tij.

Ky është një version që kundërshtari e tij, e ka bërë disa here këto vite, duke ja dorëzuar drejtësisë deputetët që përballeshin me ligjin.

Biles jo më larg se një muaj më parë, ai ka larguar nga grupi parlamentar dhe dikë që ka tentuar të shantazhojë policinë për vende pune.

Version i dytë i Lulzim Bashës është që të mbrojë dhe Salianjin, dhe të thotë që të dyve, edhe atij, edhe Salianjit, ua kanë hedhur dy personazhet e dosjes “Babale”, dhe ata kanë menduar se vërtet bëhej fjalë për regjistrimin e  vëllait të Fatmir Xhafajt.

Kjo është më qesharake, por profilit të Bashës si një politikan i pacipë, nuk është se nuk i shkon.

Në këtë rast ata duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore përse kanë paguar për këtë gjë, pasi kjo është e paligjshme.

Por kjo që do të bëjë Basha dhe avokatët e tij në shtyp, që të mos pranojnë faktet, biles të marrin në mbrojtje dhe personazhet e dosjes “Babale”, është skenari më i keq, pasi kjo tregon se Lulzim Basha është i implikuar direkt me “Babalen” në këtë histori, pasi nuk guxon të shesë as atë.

I njëjti politikan, që kërkoi linçimin dhe burgosjen e Saimir Tahirit, se dy batakçinj flasin në telefon përralla për të, dhe deri tani nuk është provuar asgjë nga hetimet në Itali dhe Shqipëri, i njëjti hedh poshtë provat e Prokurorisë, dhe jo vetëm bisedat mes dy personazheve të dosjes “Babale”, se janë paguar nga Lulzim Basha të fabrikojnë këtë histori.

Me këtë standart mos pranimi akuze, Lulzim Basha e bën tërësisht të paqenë dosjen “Tahiri”, dhe rrëzon gjithë betejën një vjeçare që ka bërë kundër tij, dhe implikohet vetë rëndë, si koka e kësaj historie.

Ai nuk pranon as që e ka gënjyer Salianji, as që është gënjyer Salianji, dhe as që të dy i ka gënjyer “Babalja”, dhe kjo në fakt është guxim i madh, pasi tregon se ka qenë i vetëdijshëm për atë çfarë po gatuhej në këtë histori të shëmtuar.

Dhe nëse është kështu, nëse ai nuk distancohet nga Salianji dhe të kërkojë shkarkimin e tij, apo nëse nuk pranon së paku se atë dhe Salianjin i kanë gënjyer dy personazhet në fjalë, duhet të merret vetë si i pandehur në këtë histori.

Saimir Tahiri ju dorëzua drejtësisë për një përfolje në biseda mes dy trafikantësh, ndërsa Lulzim Basha është i implikuar nga dy personazhet që ai ka përdorur për të prodhuar një akuzë fallco dhe ka dhjetëra prova që u është premtuar pagesë nga PD, për këtë histori.

Këtu ka më shumë se një nen që ai duhet të merret i pandehur, qysh tek shpifja për qëllime politike, pagesa të zeza nën dorë për qëllime korruptive, e deri tek  ndihma ndaj një të kërkuari nga policia për t’iu fshehur drejtësisë.

Hapësirat për t’u mbrojtur janë shumë të vogla dhe tani Lulzim Basha duhet të zgjedhë, ose të shesë Salianjin, ose “Babalen”.

Duke i mbrojtur të dy, në fakt tregon se ata vërtet nuk kanë faj, pasi në krye të kësaj historie është vetë Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASTRIT PATOZI/ Njëri nga të dy duhet të shporret
Previous article ANALIZA/ Si u kap parlamenti shqiptar nga industria e bixhozit

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k