• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR ZHEJI/ Shqipëria është bërë “by*hë”, Rama lëshon bajga, pordhë me rigon dhe nxjerr by*hën në ballkon
Home
Shqipëri

ARTUR ZHEJI/ Shqipëria është bërë “by*hë”, Rama lëshon bajga, pordhë me rigon dhe nxjerr by*hën në ballkon

June 27th, 2018 F.autor Blog, Politikë, Shqipëri 0 comments

Artur Zheji ka komentuar vendimin e Bashkimit Europian që ka marrë vendim mbi datën e hapjes së negociatave.

Analisti mendon ta quajë Shqipërinë “Bythistan”, duke e përshkruar si një vend të pajetueshëm.

Ai ka sulmuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama duke sjellë edhe një histori që thotë se ja ka treguar babai kur ishte i vogël.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Ore zotërinj, që lëshoni bajga ndër fb-ra e gjithkund mundeni nëpër tv-rat e vërrat, që ju vendosin një mikrofon-akullore në gojë, të cilat i pështyni, tre herë në ditë…

Jemi sot, falë jush, ‘larg Europës edhe një vit, të paktën me fjalë, sepse pas 1 viti, diskutimi është i hapur nga e para’, pse nuk fshihni kokën diku po fishkëlleni si gjarpri?…

Dhe fill më pas fillojnë diskutimet e çartura sipas variantit: “Pordhë me rigon” që thonin tironsit dikur, apo në variantin modern: “Sa gëzim se kemi një datë të saktë se kur do të avitemi për në ‘Evroqi’, në vitin 2019…”

Pordhëri e paparë fjalësh.

Ore ky populli shqiptar, kaq idiot pandehet të jetë?

Nëse është kështu është një tmerr pa fund dhe më mirë të vijë një fund i tmerrshëm, se sa ky tunel, krejt pa ditë në fund të vet.

Ky vend është i tëri i bllokuar, as reformë në drejtësi dhe as drejtësi të drejtë askund e kërkund.

Arrogancë dhe grabitje sipas variantit: “E marr unë, se jam në pushtet dhe më përket dhe pikë!”

Toka, para të thata, burime energjetike, tendera, evazion fiskal për miqtë dhe burg për armiqtë politikë, zhvatje dhe vetëm zhvatje…

Të paktën na lini me ajrin që kemi, mos e mbytni me pordhërime, se të vjellat e popullit do mbushin rrugët dhe do t’ju hyjnë shpejt a vonë nëpër vila e rezidenca.

Më kujdohet një anektodë që më thoshte dikur im Atë, që i ndrittë shpirti:

“Njëherë mbreti i Francës, vendosi të dalë në dritare e të përshëndesë popullin që brohoriste për shëndetin e gjakpirësit të vet me të madhe” m’rrëfente Petro në vegjëlinë time.

“Oborrtarët u habitën me këtë vendim të mbretit të Francës dhe u bënë gati të hapnin dritaret e pallatit që naltmadhnija të përshëndeste katunarët e Provincës. Mirëpo u habitën sepse mbreti hoqi brekët dhe nxorri bythën në dritare! Populli u gëzua pa masë sepse nuk e kishte parë kurrë mbretin më parë dhe lumturisht u kthyen nëpër katundet e veta…” vijonte Petro im Atë.

“Skuptojnë gjë këto kafshë se si duhet të jetë mbreti!…” thuhet t’u ketë thënë naltmadhnija oborrtarëve që u tmerruan nga frika se mos ftohej byth’e mbretit, nga ajri i freskët parizian.”

“Kurse një nga katunarët e kthyer nga Parisi në shpi t’vet, në të vërtetë i rrëfeu gruas:

– Pashë Mbretin!

– Si ishte Mbreti i bukur? – e pyeti ajo.

– Më i bukuri që kam parë! – u përgjigj me mburrje katunari i Francës.

– Vetëm se, të gjithë e kanë gojën për së gjëri, ai e kishte për së gjati! Një Mbret i vërtetë! – ish përgjigjur katunari, që e kish pandehur në të vërtetë bythën e mbretit, për kokën e mbretit…” e mbylli tregimin e vet në kohën e diktaturës babai im erudit dhe trim.

Unë u mërzita shumë për popullin francez dhe për të gjithë popujt që u gëzohen “bythës” që mbretërit e tyre u rrëfejnë me guxim, sikur të ishte një kokë mbretërore. Petro e kuptoi në ajër trishtimin tim dhe shtoi menjëherë në mënyrë ngushëlluese:

– “Por, mbas pak kohësh, francezët nuk i prenë bythën, por kokën e vërtetë mbretit të Francës në gijotinë!…”

Ej, ju të pushtetit, futeni bythën brenda se e bëtë Bythistan këtë Shqipëri të mjerë dhe askush nga shqiptarët që ju majmin ditë pas dite me pasuritë që i grabisni, nuk e meriton këtë… se në të vërtetë “ata”, populli, e dinë se ku e keni kokën, kur ajo, do t’ju duhet atyre, në ditën e gjykimit që po afron…” nënvizon Zheji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRÇIM KULLA/ E drejta e rikandidimit dhe vetëfrenimi etik
Previous article FADIL LEPAJA/ Elhamdulillah apo Hallellujah për futbollin

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k