Te dashur miq! Prej 3 vitesh, por sidomos 2 muajt e fundit, media opozitare, politikane te njohur ne PD dhe sidomos kryetare te partive aleate te djathta i kane kerkuar me ngulm PD dhe kryetarit te saj bashkimin e partise apo te djathtes ne menyre gjitheperfshirese. Jo vetem sepse e kane gjykuar parimisht ne cdo kohe si te vetmen mundesi per te mundesuar rrotacionin politik ne zgjedhjet e ardhshme, por sepse edhe koha e zgjedhjeve po afron me shpejtesi!
E kam thene dhe vitin e shkuar diten e neserme te dorezimit te mandateve se edhe ky akt ekstrem mund te ishte nje zgjidhje vetem nese opozita e bente te bashkuar! I kemi bere te gjitha perpjekjet per te krijuar kushtet e kthimit te se djathtes ne “normalitet politik” per te qene e gatshme per te fituar zgjedhjet. Qe nga doreheqja e Bashes pas zgjedhjeve te 2017 dhe hapja e nje gare serioze statutore pa “ngrirje-shkrirje” qe te kthente besimin se modeli demokratik fillonte qe tek leadershipi! Nje vit me pas ne Kuvendin e qershorit te 2018 bashke me Edit Harxhi propozuam nje statut qe ndante pushtetet brenda partise e deri tek perfshirja e strukturave lokale ne vendimamarrje ne menyre serioze e jo me propagande false te tipit komunist “aplikime online”!
Partite Aleate prej muajsh i kane kerkuar nje Kod Zgjedhor “me shkallezim” ose “nenkoalicione” ku cdo partie ti llogariten votat e veta e jo te ndahen tepricat e votave sipas renditjes duke favorizuar vetem LSI brenda nje koalicioni te mundshem te madh!
Dhe pergjigjet e Bashes kane qene JO! As reformim i PD, as koalicion i ndershem para-zgjedhor e as bashkim i te djathtes!
Te gjitha keto propozime nga brenda apo jashte PD jane refuzuar apo “arkivuar” ne heshtje! Perkundrazi jemi akuzuar si nga Komiteti Qendror i Partise se Punes si “te shitur tek Rama”, nderkohe qe se kush eshte “shitur” duke sabotuar opozitarizmin tash e 7 vjet e di i madh e i vogel! Qe nga reforma territoriale e 2014, drejtesia ne 2017, marreveshja e 2017 me gjithe elementet e fushates e deri tek djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve lokale e ulja ne tryeze me Gjiknurin pa marre asnje pergjegjesi per deshtimet e njepasnjeshme qe kane shnderruar Shqiperine ne nje “mbreteri te Edi Rames dhe sektit te Rilindjes”! Ndersa aleatet u shperblyen me propozimin per sistem zgjedhor mazhoritar duke “grisur” ne syte e tyre propozimin per sistem me nenkoalicione brenda koalicionit!
Pra Basha dhe oborri i tij i vogel, nuk eshte se nuk kuptojne urgjencen e bashkimit te se djathtes, por thjeshte e REFUZON ate!
Te gjitha keto reagime pershfire ate te nje jave me pare ku u distancua perfundimisht nga tradita e PD duke thene se “opozita qe ulerinte nga maja e kokes nuk ekziston me”, jane konfirmim i tere sjelljes bashkepunuese me Ramen per ti dhuruar ne tavoline mandatin e 3-te! Ka ende votues te djathte qe refuzojne ta besojne kete sjellje tradhetie te hapur, por shumica e popullit opozitar jane qartesuar se kjo rruge eshte sabotim i hapur i rrotacionit politik ne 2021!
Tashme te gjithe aktoret opozitare kane 2 zgjedhje: ose te presin te behen spektator te deshtimit te 4-et elektoral te se djathtes, ose te fillojne punen per te cuar votat e djathta ne “kutite e votimit” per te mundur Rilindjen e per ti dhene vetes e shqiptareve mundesine e nje qeverisjeje te ndershme, te djathte, te qarte e te mbeshtetur ne vlerat e te djathtes qe po drejton nga SHBA e deri ne Poloni!
Qershori i 2021 po vjen! Koha iken, e rreziku i nje mandati te 3-te te Rames eshte me i mundshem se kurre! Cdokush duhet te beje zgjedhjen e vet, ose me Ramen e Bashen ose me Shqiperine!



Leave a Reply