• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Çfarë pritet të sjellë “takimi derë më derë” i Bashës
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Çfarë pritet të sjellë “takimi derë më derë” i Bashës

January 31st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Artur Ajazi

Në pamjen e parë, duket sikur protesta e 16 shkurtit, e planizuar nga opozita e vetmuar, ka nisur të merret seriozisht edhe nga kryetari demokratëve zoti Basha.

Ai i shoqëruar herë nga kreu forumit rinor, dhe herë nga ndonjë deputet i (pa) përfolur, ka disa ditë që (ashtu si edhe vitin e shkuar) që ka nisur udhëtimin qytet më qytet, duke u ndalur lagje më lagje, dhe së fundi… edhe derë më derë, në banesa dhe biznese.

Madje zoti Basha e ka kthyer në refren të parapërgatitjeve të protestës moton e tij (edhe për deputetët) “takim derë më derë me qytetarët” për të sqaruar gjithë “të pasqaruarit” për situatën më të fundit politiko-ekonomike në të cilën po kalon vendi. Në rrugëtimin e tij zoti Basha nuk dihet sepse, por ka preferuar të dalë i vetëm ballë qytetarëve, biznesmenëve, dhe çdo qytetari që takon rastësisht rrugëve të qyteteve.

Ka vendosur të dalë i vetëm “ballë për ballë” me të qeverisjen e keqe, duke e marrë përsipër gjithçka kërkon një protestë e “fuqishme popullore”, një protestë që siç shprehet ai “do të largojë qeverisjen Rama”.

Duket sikur zoti Basha ka zgjedhur një “stradegji” të re lidhur me joshjen e protestuesve, duket sikur ka zgjedhur diçka tjetër veç autobuzëve dhe sufllaqeve, takimin derë më derë, shpesh pa patur mbrapa edhe krerët e degëve lokale të partisë tij në rrethe.

Pra kësaj here, “uragani popullor” do të mbajë firmën “Basha”, do të ketë frymën e dhënë prej tij, do të ketë gjithçka opozitariste pasi fronti i përbashkuar, ka vendosur që në 16 shkurt të rrëzojë qeverinë, dhe të largojë Ramën si kryeministër me çdo mjet. E thënë ndryshe, zoti Basha kësaj here ka vendosur të përmbysë me çdo kusht qeverinë Rama, të largojë nga pushteti “të korruptuarit e tij”.

Takimet në qytete zoti Basha po i shoqëron me “sqarime mbi krizën e thellë qeveritare, mbi programin e arsimit që ka hartuar PD me specialistët më të mirë vendas dhe të huaj, po premton stazhe punësimi për 10 mijë studentë në vit, po premton arsim studentor falas, po premton rritje të padëgjuar pensionesh dhe rrogash” etj, etj.

Duke e kthyer në njëfarë fushate elektorale, “takimin derë më derë”, zoti Basha po tenton thjesht të mbledhë sa më shumë “të pakënaqur” në 16 shkurt, pasi baza e partisë duket ende e pakënaqur dhe zhgënyese ndaj liderit të partisë. Ata kanë vite që presin transparencën e humbjeve, zgjedhjeve, listave, kryesive, forumeve, Këshillit Kombëtar, ata kanë vite që presin reagimin konkret të kryetarit Basha, por asgjë prej tyre nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodhë.

Për ata që zoti Basha i quan “baza e partisë”, 16 shkurti thjesht është prova e rradhës e kryetarit, është thjesht tallja e rradhës me ata që padyshim do të mbushin autobuzët e parapaguar, që do të nisen drejt Tiranës me qesen e mbushur me sufllaqe dhe coca-cola.

Kurrë më parë zoti Basha nuk është parë të dilte “derë më derë, biznes më biznes” për të kërkuar ardhjen e tyre në protestë, si kurrë më parë ai nuk është parë kaq i merakosur për mbushjen e sheshit në 16 shkurt, dhe kjo padyshim e ka shpjegimin e vet. Edhe 5 muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, dhe natyrisht humbja e tyre do të jetë një disfatë e madhe për zotin Basha.

Madje këtë, e kanë paranjoftuar edhe anëtarët “e rinj” të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar që ishin dhe mbeten akoma kritizerë ndaj tij. Humbja në 30 qershor, në fakt duket si diçka e paralajmëruar për opozitën e përbashkuar, duket si një zile e fortë, që ka nisur të bjerë afro 1 vit para tyre, madje qysh në 17 maj 2017.

Të shkosh “derë më derë” nuk ka asgjë të keqe, por më parë zoti Basha duhet të trokasë tek baza e partisë, ti sqarojë ata “derë më derë” për gjithçka ka ndodhur në Partinë Demokratike, për gjithçka ka ndodhur me vlerat dhe simbolet e saj, ti sqarojë ata përse nuk ribashkohet dhe rinovohet partia e tyre, përse e kanë marrë peng atë parti milionerë e sorrollopi i tyre, përse ka humbur shpresa dhe besimi tek kupola e re drejtuese, e pastaj bujrum, derë më derë.

Shqiptarët nuk besojnë më në përralla me “përmbysje dhe marrje pushteti”, pasi ajo ndodh vetëm me votë të lirë, ndryshe gjithçka bën është teatër me kosto të paramenduar elektorale, dhe jo lojë e ndershme politike me qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ PD-së mund t’i besohet po të zhbëjë 2008-n
Previous article ALTIN KETRO/ Platforma e Bashkëqeverisjes dhe moskuptimi i ironizuesve të saj

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k