• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ PD-së mund t’i besohet po të zhbëjë 2008-n
Home
Blog

BEN ANDONI/ PD-së mund t’i besohet po të zhbëjë 2008-n

February 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Për çdo ditë, Partia Demokratike, po mundohet të shfrytëzojë çfarëdo elementi për t’i dhënë fund qeverisjes së lodhur të PS-së. Nga ato që referohen dhe provohen, duket se qeverisja e Edi Ramës është shumë problematike. Argumentet e dobëta që përdorin njerëzit e tij më shumë po e fundosin dhe po tregojnë se mandati i dytë i PS-së është lindur i dështuar, që në krye të rikonfirmimit të dytë.

PD-ja, sikur të mos ketë bërë të njëjta gabime, ka mundur të harrojë të gjithë handikapet dhe gabimet e shkuara, ndërsa tani po shfaqet dhe po pretendon se është parti e shpresës së shqiptarëve. Por, pikërisht këtu, Garda e pakët e vjetër e mbetur e saj dhe të rinjtë po harrojnë një gjë të madhe: Partia Demokratike nuk ka bërë Mea Culpën për atë qeverisje të dobët dhe sjellje gati armike për shumë kohë me popullin e vet. Një gjë, që në një mënyrë apo tjetër po e përsërit PS-ja që ka mohuar dukshëm të varfrit, fashën e saj, që ia dikton ideologjia.

A mund të ketë shpresë për PD-në? Është vetëm një shpresë dhe ajo lidhet me vitin e largët 2008, kur pushtetari i racës Sali Berisha shtrëngoi duart me kryetarin atëherë karizmatik të PS-së, Edi Rama. Për një moment, ata harruan baltosjen natyrale ndaj njëri-tjetrit dhe treguan fytyrën e vërtetë  të politikës shqiptare: Kulisat mbi parimin. Qysh atëherë, kryetarët e PD-së dhe PS-së janë sovranë në partitë e tyre dhe mbi jetën e vendit, kurse pushteti i partive të vogla është nul. Kryetarët e partive të mëdha përcaktojnë gjithçka se kush do të jetë dhe kush nuk do të jetë deputet, por ndërkohë vendosin për gjithçka, duke e bërë të pamundur çdo përpjekje alternative.

Pas zgjedhjeve të vitit 2015 u diskutua për një kompromis të ri, por megjithë variantet kjo nuk u arrit, paçka se u fol deri në një koalicion të gjerë PS dhe PD që do çonte drejt kryerjes së një reforme zgjedhore. Gjithsesi, në fund, mbrëmjen e 17 majit 2017, sikur të mos kishte ndodhur asgjë Edi Rama për PS dhe Lulzim Basha për PD, realizuan një marrëveshje të re, por që në fakt, tregoi thjesht se ndihu për të dalë nga qorrsokaku liderin e Opozitës Lulzim Basha dhe u dha dërrmën partive të vogla.

Në fakt, ajo që po kërkohet shpesh direkt dhe indirekt është që të dy partitë kryesore të bëjnë zgjidhjen e marrëveshjes të vitit 2008 dhe t’i japin fund listave të mbyllura, ku votohet me sy mbyllur për njerëz deridiku anonimë. Për fat të keq, megjithë premtimet, në asnjë nga kampet kryesore politike nuk ka as edhe përpjekjen më të vogël për ta zhbërë. Pikërisht, atë që është Thembra e Akilit e parlamentit tonë dhe që e ka bërë Kuvendin e Shqiptarëve, një nga institucionet më pavlerë të historisë së parlamentarizmit shqiptar. Nëse PD-ja do e propozonte zhbërjen e marrëveshjes së 2008, në valën e këtyre pakënaqësive të arsyeshme ndaj pushtetit të PS-së, do të ishte një tregues real se ajo vërtetë po ndahet me të shkuarën. Pikërisht atë që e bën të njëllojtë me PS-në e sotme për të ngjallur shpresë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Një problem i vjetër dhe i ri
Previous article ARTUR AJAZI/ Çfarë pritet të sjellë “takimi derë më derë” i Bashës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k