• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ARTAN FUGA/ Kësaj loje i ka dalë çdo lloj boje! Ka kufi çdo gjë, nuk ja vlen më!
Home
Blog

ARTAN FUGA/ Kësaj loje i ka dalë çdo lloj boje! Ka kufi çdo gjë, nuk ja vlen më!

February 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Unë e di nga përvoja ime si pedagog. Dikur kur studentët nuk kishin bërë detyrat ose nuk donin të bënin ndonjë test sepse nuk ishin përgatitur, krijonin një problem tjetër për t’a shtyrë ose harruar atë që i bezdiste. Dikush bënte si i sëmurë.

Dikujt tjetër i vdiste e njejta mace për herë të katërt. Dy grindeshin me njeri tjetrin. Ca harronin fletoren në shtëpi.

Shanin njeri- tjetrin dhe bënin sikur nxeheshin duke bërtitur që të anullohej ora e mësimit. Ca vazhdonin lojën në palestër dhe vonoheshin duke larë djersën në lavamanët e WC. Dikush bënte shakara bajate. Njeri i vinte stërkëmbëshin tjetrit.

Ndokush edhe hapte kapakun e ndonjë shisheje me lëng me erë të keqe.

Në fillim nuk i kuptoja dhe anulloja testin, duke e quajtur rastësi ndodhinë e radhës, pastaj u ndërgjegjësova dhe vazhdoja provimin.

Këtë mendova kur lexova se deputetët ishin kontrolluar te dera e Kuvendit. Pse do të kontrolloheshin? Kot fare. Por, kur deshën t’i kontrollonin përse pranuan?

Përse nuk ikën pa hyrë? Pse hynë pasi u kontrolluan dhe pastaj ankohen se përse u kontrolluan?

Cilit provim kërkojnë t’i shmangen?

Kjo është pyetja.

Mund të supozohej se është teknika e opozitës që të vonojë punimet e seancave, si obstruksion, e natyrshme për opozitat, por ata që kontrolluan xhepat e deputetëve nuk komandohen nga opozita, janë rojat e Gardës.

Rojat kontrollojnë dhe deputetët e opozitës nuk ikin, por hyjnë dhe pastaj ankohen jashtë temës në seancë.

Ne presim si qytetarë që deputetët tanë të legjiferojnë, dhe si shpërblim për taksat që paguajmë marrim spektakle me konflikte të stisura që përsëriten pa fantazi.

Kujdes : Kësaj loje i ka dalë çdo lloj boje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Drejtësia, negociatat dhe ekonomia, 3 shkaktarët e shushatjes së opozitës
Previous article KLAUDIA MALAJ/ Salianjit ja latë edhe gishtin edhe peshkun?!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k