• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KLAUDIA MALAJ/ Salianjit ja latë edhe gishtin edhe peshkun?!
Home
Blog

KLAUDIA MALAJ/ Salianjit ja latë edhe gishtin edhe peshkun?!

February 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

“Politika, emër diplomatik për ligjin e xhunglës”. Kështu e ka përcaktuar politikën një nga burrat e mençur si Eli Kultbertson. Çdo ditë e më shumë shqiptarët po përballen me retorika boshe dhe shpresë të shtirur për familjet të cilat mezi ja dalin të mbyllin fundin e muajit me qindarkat që u kanë mbetur në xhep. Dhe për të mos mjaftuar mjerimi, që ka ardhur si pasojë e klasës politike, e cila është shndërruar si një nga spektaklet më të suksesshme të “humorit”, tani duhet edhe të vuajmë pasojat e deputetëve. Si çdo të enjte në Parlament ndodhin çudira. Duket si mbledhja me prindër, por në kohët moderne, mësuesi dhe nxënësit kanë mundësi të përballen dhe të vetmit që i dëgjojnë janë gazetarët dhe reporterët, të cilët nxitojnë për të bërë lajmin e ditës.

Seanca e sotme parlamentare ishte e tensionuar edhe siç ishte paralajmëruar. Por, gjithë ai tension bëhet për atë grup të vogël njerëzish që janë krimbur nga paratë dhe pushteti po i qelb. Ashtu siç mund të ketë ardh edhe era qelb nga peshku që mbante në dorë deputeti nga radhët e partisë demokratike Ervin Salianji. Ai po që e “kapi peshkun e madh”, dhe është një sukses që ose ja kanë ngecur në dorë, ose i atribuohet pasi u bë “pis me erë peshku.”

Peshku në parlament ishte si një dëshmi që edhe ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu ka kërkuar kapjen e kokave të krimit. Sipas Lu-së janari ishte muaji që duhet të jepeshin rezultatet e para. Edhe pse dje faqja e ambasadës kishte publikuar mesazhin nga ambasadori se rezultatet nuk ishin dhënë ende, duke i bërë edhe një herë thirrje: “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak. Ambasadori Donald Lu” shkruhej në faqen e ambasadës.

“Peshku i madh” simbolikisht u gjend sot në duart e Salianit, për të treguar kështu se kokat e krimit duhet të kapeshin dhe të ishin vënë para drejtësisë. Dhe përveç kësaj, Salianji bëri një gjest në parlament, duke i treguar gishtin e mesit Kryeministrit të vendit. Një reagim aspak korrekt për kostumin, dhe postin që i është ofruar.

Ndaj po e mbyll me një shprehje të Fridih Niçe: “Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”. Më mirë të jemi armiq të politikanëve sesa vegla në duart e tyre siç kemi lejuar deri më sot.

 

 

  • Tags
  • Klaudia Malaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ Kësaj loje i ka dalë çdo lloj boje! Ka kufi çdo gjë, nuk ja vlen më!
Previous article REX TILLERSON/ Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k