• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
FLOGERT MUÇA/ Drejtësia, negociatat dhe ekonomia, 3 shkaktarët e shushatjes së opozitës
Home
Blog

FLOGERT MUÇA/ Drejtësia, negociatat dhe ekonomia, 3 shkaktarët e shushatjes së opozitës

February 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Dita e sotme ka qenë një ditë e zakonshme për të gjithë ata që ndjekin zhvillimet e seancave plenare të enjteve.

Partia Demokratike dhe LSI kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të flasin edhe pse zgjidhja e Ruçit për të folur nga vendi duket të paktën ka funksionuar për të votuar projektligjet që ishin në rendin e ditës.

Mirëpo, ironia në gjithë këtë kasaphanë është në faktin se ai bllokim foltoreje nuk është thjeshtë një çështje imazhi apo bllokimi fizik që tregon indinjatën e opozitës pse qeveria nuk po qeveris mirë, por ka tre arsye të tjera të forta që tregojnë se lepuri fle në tjetër vend.

Së pari, duke mos lënë seancën të zhvillohet normalisht tregojnë në sytë e ndërkombëtarëve një klimë politike të paqëndrueshme dhe rrjedhimisht, cënojnë mundësinë e çeljes së negociatave Shqipëri-BE. Kjo lojë e PD-së dhe LSI-së është një mesazh për BE-në, e cila ka vlerësuar punën e bërë nga Shqipëria dhe është shprehur më optimiste së kurrë për çeljen e negociatave. Nga ana tjetër opozita prej muajsh ka ndërmarrë një fushatë denigruese për vendin, vetëm e vetëm që BE të flasë me nota negative për Shqipërinë e për rrjedhojë në Tiranë Basha e Kryemadhi të kenë argument këtë për të sulmuar kundërshtari ne tyre politik. Pasi nuk ja arritën dot atij qëllimi, sulmuan SHBA e BE dhe kanë nisur të stisin skena si kjo e sotmja si për të thënë se këtu nuk ka stabilitet politik.

Arsyeja e dytë e kthimit të Kuvendit si një Pazar i gjësë së gjallë është reforma në drejtësi. Qysh në fillimet e saj palët kanë qenë të ndara si me thikë. Nga njëra anë (pro) ishin rreshtuar SHBA-BE-PS dhe nga ana tjetër (kundër) PD-LSI. Ndërkohë që PD ishte hapur kundër reformës, LSI nën tavolinë bënte çmos për të ndihmuar selinë blu. Akti final ishte mbështetja e çadrës e cila ishte kthyer në pengesën kyçe për ligjin e Vettingut. Sot, me bllokimin e foltores dhe refuzimin e listave të KLGJ e KLP, opozita po vonon krijimin e organeve të reja të drejtësisë që do të çonin përpara shembjen e pallatit të drejtësisë së vjetër.

Arsyeja e tretë e moslejimit të zhvillimit të një séance konform rregullores është ekonomia. Investimi në aeroportin e Vlorës ku mbi 1000 qytetarë kanë mundësinë e punësimit të përhershëm, përpos numrit të lartë të të punësuarve që do të duhen për ndërtimin e këtij projekti 100 milion eurosh është një lajm i keq për opozitën. Investime të tilla si aeroporti i Vlorës, Rruga e Arbrit e të tjera projekte që qeveria është shprehur se pritet të finalizohen janë poashtu një lajm i keq për Bashën, Kryemadhin e Mediun.

Në kushtet e mospasjes së një programi dhe të një fryme anti-qeveritare në popull, opozita ka humbur davanë dhe është kthyer në një grusht kaçakësh që nuk lejojnë një institucion të funskionojë, pasi ju prish punët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ E shkatërrove Partinë Demokratike o Lulzim Basha!
Previous article ARTAN FUGA/ Kësaj loje i ka dalë çdo lloj boje! Ka kufi çdo gjë, nuk ja vlen më!

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k