• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ARDIT RADA/ Dorëheqja e Fatmir Xhafajt duhet marrë seriozisht
Home
Politikë

ARDIT RADA/ Dorëheqja e Fatmir Xhafajt duhet marrë seriozisht

October 27th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Ardit Rada

Largimi i ministrit të Brendshëm mëngjesin e të shtunës i ka habitur të gjithë, përfshirë edhe deputetët e Partisë Socialiste.

Dhe po kjo habi kërkon një përgjigje si shenjë përgjegjësie nga Edi Rama dhe vetë Fatmir Xhafaj.

Sepse pavarësisht faktit që kjo qeveri e futi standardin e dorëheqjes si fenomen, po me të njëjtin zell duhet edhe t’i shpjegojë vendimet e orëve të vona të së premteve.

Së pari për deputetët që kanë ngritur supet dhe janë çuditur, së dyti për votuesit që prej kohësh u servirin kubin e Rubiksit.

Ka dyshime që në orët e para të lajmit së Fatmir Xhafaj iku për shkak të luftës me bandat. Më saktë, një triumf i këtyre të fundit mbi politikën. Ndërkohë që opozita e paraqet si fitore të sajën dhe të krimit.

Sepse ‘kokat’ e PD në statuset e rrjeteve sociale, pjesën e parë e konsiderojnë si fitore të tyre, dhe dy fjalitë e fundit shprehen se është fitore e Gjushit ndaj policisë.

Largimi i Xhafajt nuk duhet parë si një humbje e madhe për shtetin, sepse edhe si Aldo Bumçi që shëtiti çdo ministri në tetë vite nuk mund të bëhej.

Por sëpaku duhet bërë e qartë nëse ky është një hap politik për të rikthyer opozitën në Kuvend, apo një fitore e vërtetë e bandave mbi krerët e shtetit.

Nëse ka qenë një kusht i opozitës për t’u rikthyer në shinat e jetës normale politike, atëherë kjo dorëheqje e ka të gjithë justifikimin e nevojshëm.

Nëse është një triumf i botës së krimit, Fatmir Xhafaj duhet falënderuar që paska goditur çdo emër që ditën është anëtar i organizatave bazë të partisë dhe natën i organizatave kriminale (JavaNews.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Humbja e besimit te partitë e mëdha tradicionale në Gjermani: Hesseni një test i ri për CDU dhe SPD
Previous article ANRI BALA/ Mos u shtyni, he ju marrtë e keqja! Ka vend Reçi edhe për ju 'ishat'

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k