• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Mos u shtyni, he ju marrtë e keqja! Ka vend Reçi edhe për ju ‘ishat’
Home
Blog

ANRI BALA/ Mos u shtyni, he ju marrtë e keqja! Ka vend Reçi edhe për ju ‘ishat’

October 27th, 2018 F.autor Blog 0 comments

…Kapja juaj do durim, sepse jeni të rrezikshëm e të pandalshëm…për të bërë dëme. Pra mos u mërzitni për radhën, pas cironkave, ngjalave dhe peshqëve të mëdhenj, është radha e grabitqarëve… peshk dhe qen!

Aksionet e Policisë së Shtetit në luftë me krimin dhe kriminelët, me ngjyrë pa ngjyrë, të lyrë e përlyrë, e kanë mërzitur shumë grupin e dashnorëve të drejtësisë, ligjit dhe shtetit antikrim. Jo për ndonjë gjë, por nuk u shkonte kurrë mendja, se policia dhe prokuroria do t’i nënvlerësonte kaq shumë, duke mos i klasifikuar në llojin e tyre: cironka, sardele, krap apo balenë!

Ndaj, ka plasur një debat i paprecedentë për llojin e peshkut, që po kapet nga rrjeta e sapo hapur, “Forca e ligjit”. Me fytyra të nxira dhe të xhindosura, nxorrën kamat, bajonetat dhe vendosën helmetat, në luftë kundër atyre, që deri dje u ulërisnin dhe u kërkonin që të bënin detyrën: Të luftonin krimin… të mos bashkëpunonin me sojin e tyre, “peshq të mëdhenj grabitqarë”.

Kurrë nuk më shkonte mendja, se do mërziteshin për hiçgjë, sepse nuk është në dorë të rrjetës, por të peshkuesit… që i lanë mbas dore duke mos i identifikuar. Ai zgjedh, se çfarë do gjuaj sot dhe çfarë do gjuaj nesër. Ne na mjafton që ka dalë për gjueti dhe po kënaq urinë tonë me peshkun “qelbës” të drejtësisë…!

Kurse, përsa i përket vlerësimit që i bëni peshkut, jeni të gabuar… askush nuk ua ha hakën! Ju jeni piranja, që keni ngrënë peshq të vegjël dhe të mëdhenj, njerëz për së gjalli, e ua keni bluar kockat, “hekurishtet” dhe letrat me vlerë.

Kështu që, kapja juaj do durim, sepse jeni të rrezikshëm e të pandalshëm…për të bërë dëme. Pra mos u mërzitni për radhën, pas cironkave, ngjalave dhe peshqëve të mëdhenj, është radha e grabitqarëve… peshk dhe qen!

Radha e peshk-qenit do vijë shumë shpejt, ndaj mos u ngutni e mos u shtyni duke dalë nga reshti juaj i “isha-ve”, sepse edhe për ju… ka vend sa të duash në Reç. Nuk do zhgënjeheni, se si shqiptarë duhet ta keni dëgjuar proverbin: Me borxh pa larë e hakë pa marrë, nuk mund të largohesh nga kjo botë!

Ndaj mos u shtyni, he ju marrtë e keqja, se ka supë e vend Reçi, edhe për ju piranja!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Dorëheqja e Fatmir Xhafajt duhet marrë seriozisht
Previous article BEN ANDONI/ Kur do të filloni të jeni vërtetë opozitë!?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k