• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
EDVIN KULLURI/ Të jesh “perëndimor” do të thotë të besosh tek Liria!
Home
Blog

EDVIN KULLURI/ Të jesh “perëndimor” do të thotë të besosh tek Liria!

September 27th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Te jesh “perendimor” do te thote te besosh tek Liria! Liria personale(mos te denohesh pa prova), te gezosh pronen e trasheguar ose fituar permes blerjes apo dhurimit, liria e besimit ne fene qe zgjedh lirisht, liria e opinionit, liria e zgjedhjes politike, liria e bashkimit vullnetar ne organizata te ndryshme, liria e levizjes(te zgjedhesh te jetosh ku deshiron), liria ekonomike(te fitosh permes punes dhe talentit individual etj.. Per fatin tone te mire disa nga keto liri jane te cunguara por jo te mohuara, por ajo qe ben pershtypje eshte dhunimi verbal i disa prej tyre. Sulmet verbale por pothuajse fizike te disa militanteve te partive kryesore ndaj Ben Blushit ne Elbasan, Kastriot Islamit poshte shtepise se tij, ndaj Rudina Hajdarit dje ne Shkoder, Ralf Gjonit duke e sulmuar me boje, apo Jozefina Topallit permes deklaratave te PD dhe RD, duke mos lene pa permendur dhe sharjet e fyerjet sidomos ne rrjetet sociale ndaj kritikeve te tjere te kryetareve te partive te medha, jane shfaqje e shemtuar e frymes anti-liri dhe anti-tolerance e lidershipit partiak shqiptar! Njerezit ne demokracite perendimore nuk sulmohen pse mendojne, flasin e veprojne ndryshe nga kryetaret dhe ca histerike sherbetore te kryetareve te partive. Cdo njeri edhe kur gabon e ben me vullnetin e tij te lire dhe askush s’ka te drejte ta sulmoje apo kercenoje verbalisht apo me keq akoma fizikisht per kete arsye. Kjo nuk eshte as perendimore, as demokratike dhe as perspektive integruese europiane per te cilen bertasin ne mashtrim kryetaret tane! Hakerrimet e Rames ndaj opozites se “nuk keni pare akoma” dhe aksioni “nuk ka zgjedhje me Edi Ramen” jane shprehje po kaq e vertete e aksiomes anti-demokrative te kryetareve tane! Keta njerez kane ngaterruar sistem duke u sjelle si autoritariste ne nje rregjim demokratik! Ndaj nuk i beson me kush, e as mbeshtet dhe voton asnje njeri normal ne Shqiperi! Paci fatin tuaj o kryetare!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNIM/ Aksioni i ri i Bashës dhe presioni i vjetër i Berishës
Previous article ANRI BALA/ Lul, faqja juaj e zezë nuk mund të bëhet e florinjtë me ngjyrën e m-së që hani çdo ditë!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k