• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
AIDA CAMA/ E ardhmja e UNMIK-ut
Home
Blog

AIDA CAMA/ E ardhmja e UNMIK-ut

May 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thellë sa i përket Kosovës. Tani në Nju-Jork po diskutohet për të ardhmen e UNMIK-ut. SHBA-ja kërkon tërheqjen e këtij misioni.

Edhe Kina vetë mendon se problemi i Kosovës është kompleks. Kështu thuhet në deklaratën e ambasadorit kinez në OKB, MA Zhaoxu të tre muajve më parë, kur në Këshillin e Sigurimit u diskutua raporti i UNMIK-ut për gjendjen në Kosovë. “Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet më tej. Kush është kurioz të mësojë çfarë mendon Kina për Kosovën, le të hedhë një sy në faqen e internetit të misionit të përhershëm kinez në OKB, e cila ka një kapitull më vete për Kosovën. Kjo për të kuptuar absurditetin e rastit.


Faqja e internetit të misionit të përhershëm kinez në OKB ka një kapitull më vete për Kosovën

Për ambasadorin kinez vëmendja e vazhdueshme e KS, është thelbësore për zgjidhjen e çështjes. Sigurisht që Këshilli i Sigurimit vazhdon të tregojë vëmendje. Për situatën në Kosovë ka mbërritur sot raporti nga UNMIK, i cili pritet të diskutohet ditët e ardhshme. Nuk është bërë e ditur se kur. Një organizatë e afërt me Këshillin e Sigurimit, Security Council Report, njoftoi sot se shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë për zhvillimet aktuale. Mendohet që Serbia të përfaqësohet në nivel të lartë, ndërkohë që për Kosovën në seancë merr pjesë ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku.

Në zhvillimet kyç tre muajt e kaluar kanë qenë tensionet me arrestimin e Marko Duriçit, protesta e Listës Serbe dhe shtyrja e afatit për zbatimin e marrëveshjes për asocacionin e komunave serbe, vizitat e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini në Serbi, marrëveshja demarkacionit me Malin e Zi, kundërshtimin e Vetëvendosjes ndaj saj, hapja e rrugës për liberalizimin e vizave. Më tej që vrasja e Oliver Ivanoviçit, e cila nuk është zbardhur ende, dhe që prokurori i Gjykatës Speciale ka hequr dorë nga posti.

Roli i UNMIK-ut

UNMIK mund të luajë rol duke ndihmuar në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës. Ka vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që mendojnë se raportimi tremujor siç bëhet aktualisht nuk ka kuptim dhe që kërkojnë t’ i jepet fund misionit.

Këshilli i Sigurimit mund të shqyrtojë propozimet që bëhen për t’i dhënë fund misionit ose për t’u ndryshuar formatin takimeve konsultuese. Ose mund t’ i kërkohet Sekretarit të Përgjithshëm të bëjë një rishikim strategjik të misionit, për të gjetur rrugët e rritjes së efikasitetit të tij.


Këshilli i Sigurimit

“Ne jemi vazhdimit në përpjekje për të përmirësuar situatën. Të presim çfarë do të ndodhë. KS do të diskutojë raportin pasi të ketë mbërritur,” i tha Deutsche Welles, Stéphane Dujarric zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Këshilli i Sigurimit

Kosova ndiqet me vëmendje kryesisht prej vendeve që kanë interes në rajon. Organizata mbirajonale si BE, NATO dhe OSBE luajnë aktualisht rol gjithnjë e më të madh në Kosovë. Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thella sa i përket Kosovës. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e kanë njohur pavarësinë dhe mbështesin qeverinë e Kosovës, ndërkohë që Kina dhe Rusia nuk e pranojnë pavarësinë dhe mbështesin pozicionin e Serbisë.

SHBA kërkon tërheqjen e UNMIK-ut, duke përmendur stafin e madh për përgjegjësi të vogël. Për këtë modifikimi i mandatit të UNMIK-ut do sillte përmirësim të situatës. Çdo lloj përpjekje për të ndryshuar status-quonë e UNMIK-ut do të kërkonte rezolutë të re, gjë që bllokohet prej Rusisë. Çfarë qëndrimi do të mbante Kina, nuk dihet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIKOLAS BUSSE/ Trumpi dhe modeli gjerman
Previous article Mos lejoni që Samiti i Koresë t’ju mashtrojë, kemi qenë këtu edhe më parë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k