• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
NIKOLAS BUSSE/ Trumpi dhe modeli gjerman
Home
Blog

NIKOLAS BUSSE/ Trumpi dhe modeli gjerman

May 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Mund të ndodhë që evropianët të mos shpëtojnë dot javët e ardhshme nga një konflikt i ashpër me qeverinë Trump, si në çështje tregtare, ashtu edhe në atë të Iranit.

Disa gjëra që thotë Donald Trumpi për marrëdhëniet transatlantike janë thjesht absurde. Që NATO-ja u bën më shumë punë evropianëve se amerikanëve, siç u shpreh ai në vizitën e punës së kancelares në Uashington, është për shembull një pohim i diskutueshëm. Aleanca perëndimore u ofron Shteteve të Bashkuara prej vitesh qasje strategjike ndaj Evropës, njëri nga rajonet më të rëndësishme të politikës botërore. Po të mos ishte kështu, nga NATO-ja do të kishin hequr dorë që paraardhësit e Trumpit. Por Presidenti ka të drejtë kur u kujton tani gjermanëve se një aleancë kërkon një ndarje në njëfarë mënyrë korrekte të barrës. Merkeli e pranoi këtë në Uashington. Pyetja e madhe që shtrohet është nëse qeveria federale do t’i pasojë këto fjalë me më shumë vepra se deri tani.

Trumpin shumë qytetarë dhe politikanë e përjetojnë si fyerje, në mos si rrezik për stabilitetin e botës. Këto shqetësime janë padyshim të justifikuara po të shohësh stilin nacionalist, impulsiv dhe të dashuruar me veten të Presidentit. Por përballë Gjermanisë, Trumpi megjithatë rimerr një kritikë, të cilën e kanë shprehur para tij edhe partnerë të tjerë të vendit tonë. Pozicioni i Gjermanisë në botë karakterizohet prej shumë vitesh nga dy zhvillime, të cilat çojnë automatikisht në konflikte me aleatët: përmbajtja ushtarake dhe tepricat e mëdha në eksporte. Që në BE kjo ka çuar herë pas here në irritime, jo së fundi në Francë. Në Evropë Gjermania është aq e fortë sa ta imponojë modelin e saj. Përballë Amerikës që vazhdon të jetë shumë e fuqishme puna bëhet më e vështirë, edhe sepse nuk ka më një interes të përbashkët sipëror si në kohët e Luftës së Ftohtë.

Mund të ndodhë që evropianët të mos shpëtojnë dot në një kohë të afërt nga një konflikt i ashpër me qeverinë Trump, si në politikën tregtare, ashtu edhe në çështjen e Iranit. Por pavarësisht nga kjo, është në interesin e mirëfilltë gjerman që ta bëjmë më pak të sulmueshëm modelin tonë. Një fuqi ekonomike e mesme duhet ta garantojë sa të jetë e mundur më shumë vetë mbrojtjen e saj. Dhe kriza financiare ka treguar se investimi i kursimeve gjermane në botën e jashtme (kjo është ana tjetër e medaljes e tepricave në eksport), nuk është gjithmonë ide e mirë. Këtu janë kantieret e vërteta të ndërtimit të koalicionit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SANDRA PETERSMANN/ Vrasja e gazetarëve në Afganistan
Previous article AIDA CAMA/ E ardhmja e UNMIK-ut

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k