• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
AGRON GJEKMARKAJ: Tepelenasit u bënë “gjykatës” të tropojanëve
Home
Blog

AGRON GJEKMARKAJ: Tepelenasit u bënë “gjykatës” të tropojanëve

October 24th, 2017 Editor Blog 0 comments

Agron Gjekmarkaj, që në shumë shkrime të tij përmend vazhdimisht si argument urrejtjen kundër veriorëve dhe katolikëve, e ka përdorur këtë si argument, edhe në çështjen e Tahirit.

Sipas tij, tre prokurorët nga Tropoja u linçuan pse ishin nga veriu, jo pse janë nga vendlindja e Sali Berishës dhe vendosur në atë pozicion, pikërisht nga ky i fundit.

“Saimir Tahiri, me gjasë, luajti gjithçka për gjithçka, pse jo me kurajë! Në fillim u shfaq si viktimë, pastaj si “hero”! Ndjeu vetminë dhe braktisjen. Por e paralajmëroi opinionin “që s’keni parë gjë akoma”! Në fakt nuk kishim parë asgjë akoma. Një cirk plot me palaço pa na mban para televizioneve.

Për një ndryshim kaq radikal, fshihet një kërcenim radikal. Ai duhet t’i ketë bërë të qartë Kryeministrit se, nëse ai dorëzohej, do të merrte me vete edhe atë vetë. Rama zgjodhi strategjinë e vjetër, atë të goditjes politike mbi drejtësinë. Alibia e Reformës në Drejtësi u bë tym hashashi. Me tre prokurorët tropojanë, të cilët lanë për të dëshiruar me përjashtim të zonjës Imeraj, filloi një linçim i vërtetë mediatik.

A thua së është faj të jesh nga Tropoja dhe së Tropoja nuk është pjesë e Shqipërisë?! Gegofobia e ka shoqëruar që në ngjizje të majtën shqiptare. Këtë ndjenjë, gati kriminale, e ka shndërruar shpesh në mjet sundimi sipas formulës përça e sundo.

Rama dhe Ruci i mundësuan Tahirit të sillet si “gjykatës” nga Tepelena, mbi prokurorët nga Tropoja. Natyrisht, ajo treshe dukej qartë se gjendej nën një trysni të pazakontë. Ata e dinë që një akt i tillë i ekspozon ata dhe familjarët e tyre. Nuk mungoi përpjekja për t’iu bërë biografitë familjare dhe për t’i kontekstualizuar ato me ngjarjen. Në këtë vend s’të mbron askush, as ligji, as shteti, as politika, thjesht të përdorin dhe të hedhin në mes të rrugës. Politikanët shqiptarë, në shumicë, janë krijesa të pështira, të cilët kanë veç bark dhe asnjë organ tjetër. Po kaq, shoqëria ka dëshmuar jo pak herë në histori se brohoret më të fortin e momentit dhe jo të drejtin. Këtë e ka provuar dikur në kurrizin e tij Edi Rama”, shkruan Gjekmarkaj për Panorama.

“Çdokush mund të bëhet pjesë e bisedave të malavitjes, i përfshirë ose jo brenda saj. Këtu nuk bën përjashtim as Saimir Tahiri, të cilit duhet t’i garantohet çdo e drejtë ligjore për një proces të drejtë. Tahiri nuk duhet linçuar, por duhet hetuar e gjykuar në mënyrë të paanshme. Personalisht, mendoj se Tahiri nuk është më i keq se disa prej ministrave të kabinetit Rama dhe ka të drejtë kur e pretendon këtë. Tek e fundit, vetë ai ishte një vartës dhe ka një shef mbi koke.

Por, njëkohësisht nuk duhen linçuar as prokurorët dhe as sistemi i rrënuar i drejtësisë. Do të ishte më dinjitoze që Tahiri të shpallej i pafajshëm nga drejtësia se sa nga Edi Rama, i cili e përjashtoi nga “grupi parlamentar” si distancim formal. Ajo çka shton dilemat dhe forcon dyshimet që dalin nga dosja “Habilaj”, është parahistoria, koha e mandatit 2013-2017, ku e gjithë Shqipëria u shndërrua në hambar të hashashit dhe qendër të trafikut Europian.

Kjo e rëndon Kryeministrin, ish-ministrin dhe Policinë. Kjo i çmend dyshimet dhe arsyetimet. Kjo e ndez fantazinë dhe trazon paqen e mendimit. Kjo e bën atë dosje të besueshme përtej asaj çka do të ndodhe me të! Me stërmundim, me djersët çurg, me kosto të lartë, ngjan se “druri” u ndreq, por Edi Rama u shtrembërua, u kërrus, një gungë si e gungaçit të Notre Dame do t’i rendojë, teksa çapitet korridoreve të pushtetit. Ai e di këtë, po s’ka rruge tjetër. Mirëkuptojeni”, shkruan më tej ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSA KURTULAJ: Kur Kujtojne Se Na Ka Tradhetur Memoria !
Previous article ERVIN QAFMOLLA: Dinamikat ideologjike të mbarështimit njerëzor në fshatrat bashkëkohore të Shqipërisë së Mesme

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k