• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ERVIN QAFMOLLA: Dinamikat ideologjike të mbarështimit njerëzor në fshatrat bashkëkohore të Shqipërisë së Mesme
Home
Blog

ERVIN QAFMOLLA: Dinamikat ideologjike të mbarështimit njerëzor në fshatrat bashkëkohore të Shqipërisë së Mesme

October 24th, 2017 Editor Blog 0 comments

Kur Nurija po shpëlante pllakat e oborrit me një zorrë të gjelbër-fosforeshente nga ato gjysmë të tejdukshme, prodhim turk, Gëzimiu zgjua.Si shumicës së katundarëve të Tiranës, atij i pëlqente që sa herë i jepej mundësia, t’ia fuste një dorë të shpejtë gjumi orar e pa orar në pikë të vapës, nën strehën e freskët të avllisë ku gjendej një divan i vjetër meshini.Gumëzhima e gjinkallave përtej përroit, kakarisjet e ndrojtura të pulave dhe aroma e bimësisë dhe kalbjes që ngrihej nga kopshti ia shtonin lezetin dremitjes.

U ngrit duke sharë nëpër dhëmbë dhe rrëzoi librin që i pushonte mbi gjoks. “Ushtari i mirë Shvejk” bëri një gjysmë rrotullimi dhe u palos përmbys mbi nallanet e tij. Pa e ngritur nga toka veprën e JarosllavHashek, përkthyer nga adashi i tij Gëzim Erebara gjatë periudhës së komunizmit, u çua në këmbë dhe shkoi të shurronte nga garroi.

Rrugës kapi Nurijen prej bythësh dhe tentoi ta puthë në qafë. “Ik o dreq se jam me djersë”, e shtyu ajo duke qeshur. “Dhe mos pshurr në bahçe o katunar”, iu hakërrye nga pas.Gëzimi nuk ia vari, dhe ca metra më tej uli pantallonat duke nxjerrë bythët dhe penisin e përgjumur në flladin e mesditës. Ndjeu impluset e lehta si pickime elektrike t’i ngrihen nga qendra e trungut të aletit drejt muskujve të barkut të cilët u çliruan aty për aty.

Tek priste shurrën tëgjente grykëderdhjen e saj, ia kujtua seriali australian që shfaqte televizioni publik kur ishte fëmijë. “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” iu duk kujtim fort i përshtatshëm për të lehtësuar procesin, dhe me sy gjysmë mbyllur rizgjoi nëtru fotografitë e avulloreve që përshkonin lumenjtë e qetë në horizontit e pamat.

Me këtë peizazh në mendje, thithi fort hundët dhe kur qyrret iu mblodhën në grykë, i shtyu drejt qiellzës duke mbledhur rrugës edhe verremet e tjera nga gurmazi. Pështyu mes një sharjeje gjenerike dhe pa me kënaqësi gëlbazën ngjyrë bizeleje anemike që u përvar mesgjembave të kërcellit përballë tij. Mbi të, njëtrëndafil i portokalltë, disi i tulatur nga vapa shkëlqente megjithatë në diell, duke lëshuar një aromë të thellë, turbulluese. Shurra gufoi ndanëgarroit dhe një gomar pëlliti në largësi.

Gëzimi pa poshtë nga penisi i tij i bërë synet dhe pa e përmbajtur një pushtim narcizist, admiroi kërcellin e drejtë dhe solid që edhe pse në gjendje të lirë, do t’i përngjante fyellit të një arixhiu po të mos ishte për kokën e madhe si çelës anglez.

Ngriti pantallonat dhe vuri re bexhin e asistentit të veterinarisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës që kishte rënë në tokë, dhe që ndonëse i mënjanuar kishte marrë ca shrapnelë shurre mbi të. E shkundi duke parë nga e shoqja që tashmë po shtynte ujin me fshesë nga rrugica që përshkonte kopshtin.

Ndjeu gjakun t’i gufonte nëpër fallusin e çliruar, dhe tek shkoi drejt saj me një buzëqeshje bujare kuptoi që çdo penis ishte në thelb dhe në mënyrë të paevitueshme, instrument universal i shtypjes seksiste.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGRON GJEKMARKAJ: Tepelenasit u bënë “gjykatës” të tropojanëve
Previous article MUSA KURTULAJ: Mallkimi dhe bekimi i përgjimeve sipas midesë...

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k