• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

July 17th, 2025
  • HOME
MUSA KURTULAJ: Kur Kujtojne Se Na Ka Tradhetur Memoria !
Home
Blog

MUSA KURTULAJ: Kur Kujtojne Se Na Ka Tradhetur Memoria !

October 25th, 2017 Editor Blog 0 comments

Kur Klement Balili nga Saranda, vitin e kaluar u largua ne drejtim te paditur si i akuzuar për trafik droge, nga studiot e televizioneve te Tiranës dhe nga portalet e gazetat, ju kumtua opinionit te gjere publik se ishte informuar nga segmente te policisë se do te arrestohej, prandaj dhe iku ! Tani për rastin e Saimir Tahirit, serish po nga këto studio, portale e gazeta, po i kumtohet opinionit te gjere publik se duke penguar prokurorinë për ta arrestuar, po i jepet kohe qe ai te prishe provat ! Për ketë theksohet se prokuroret kane dashur ti kontrollojnë shtëpinë për te gjetur vareset, qe trafikantet ne përgjim kane thëne se i kishin blere për bashkëshorten e Tahirit !
Ata qe nuk i ka lënë se paku kujtesa e një viti, e mbajn mend shume mire se për Klemend Balilin fillimsht ishte shtypi grek qe shkroi se ai akuzohej për trafik droge, dhe menjëherë mediat ne Tirane përkthyen lajmet e Greqisë e zëri mori dhënë ! Atëherë, ç’nevoje kishte Klement Balili qe te informohej nga segmentet e policisë se akuzohej, kur ai e mësoi ketë nga mediat greke e shqiptare, dhe u largua ne drejtim te paditur !
Po kështu edhe për Saimir Tahirin, fillimisht shkruan portalet ne Itali për përgjimin e trafikanteve dhe përmendjen e Tahirit ! Mediat e Tiranës, ashtu siç bene me Balilin e shume e shume te tjerë para tij, përkthyen ato qe shkruanin portalet italiane për përmendjen e Saimir Tahirit nga trafikantet, dhe zëri mori dhen ! Po pse, budalla është Saimir Tahiri qe, duke dëgjuar te gjitha ato qe shkruanin për te, nëse e ndjente veten se ishte i implikuar, te mbante prova komprementuese ne shtëpi ?! Ajo kërkesa e prokurorisë tingëllon thjeshte një formalitet, sa për te thënë se ne e bëmë punën tone, por nuk na lejoi Kuvendi !
Mirëpo, edhe pse te gjitha këto janë te qarta si ne dritën e diellit, pasi jo sot, por ka rreth 3 dekada qe ne ketë vend, pa nisur mire hetimet, ato dalin ne pazarin e mediave ku te behet edhe hetimi,edhe arrestimi, edhe akuza dhe te jepet edhe pretenca e shoqëruar me vendimin, opinionit te gjere publik i serviren nga te ftuarit ne studiot televizive gjithfarë budallallëqesh, qe vetëm me qartësimin e çështjeve nuk kane te bëjnë ! Këta te ftuar, qe me demek nuk i zë gjumi i natës nga shqetësimi për te na sqaruar, nuk e kuptojnë qe ne ketë vend njerëzit s’janë aq budallenj sa ti tradhtoje memoria kaq shpejt dhe te mos jene ne gjendje te gjykojnë për mënyrën e rrjedhës se gjerave qe kane përjetuar vetë ne këto 30 vjet e përjetojnë çdo dite ?! Te paktën tregoni pak respekt për ata qe akoma kane durimin tu ndjekin nga ekrani deri ne orët e vona te natës !

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERION KRISTO: Kujt duhet t'ja themi të vërtetat?
Previous article AGRON GJEKMARKAJ: Tepelenasit u bënë “gjykatës” të tropojanëve

Editor

Related Posts

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog
July 16th, 2025

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet? Blog
July 14th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog
July 10th, 2025

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

Blog Jul 9th, 2025
ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

Jul 8th, 2025
MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

Jul 10th, 2025
LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

Jul 2nd, 2025
AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit Blog

AURON TARE/ Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Jul 16th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k