• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përse Berishën po e tërbon pamja e re e PD?
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përse Berishën po e tërbon pamja e re e PD?

January 4th, 2022 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Lulzim Basha ndoshta nuk e ka menduar aq gjatë, por ka bërë një gjetje të rrallë për të destabilizuar Berishën para “ultimatumit”  të datës 5 Janar. Ka lyer godinën duke I dhënë një pamje tërësisht të re, sikur ka dashur ta dezefektoj nga e shkuara e Berishës aty. Kaq ka mjaftuar që kampi tjetër të marrë flak. Ka 24 orë që ngjyrat e reja të selisë kanë tërbuar gjithë kampin e Sali Berishës.

Nga pikpamja psiqike duhet bërë një studim, se si një grup njerëzish mund tërbohen nga estetika e një godine sikur ata demat e garave nga bezja e kuqe. Vetëm një instikt I fort shkatërrues, mund të të çoj në këtë tërbim për shkak të shijeve të imponuara nga kryetari I fisit.

Por nga pikpamja politike, tërbimi ka zbuluar padashje hallin real të Sali Berishës. Dhe halli I tij real nuk është as Vuçiq, as Edi Rama, as Sorosi, as demokracia në PD, por selia e PD, bunkeri ku ai do të mbrojë veten dhe familjen e tij të kriminalizuar nga standarti I ndëshkimit që SHBA I ka imponuar Shqipërisë për atë familje. Dhe ky standart do të vij një ditë që do të zbatohet për ta. Sali Berisha e di këtë dhe kërkon që ajo ditë ta gjej në bunker, me shpresë që të mbrohet sadopak.

Njeriu që bëri sikur shkarkoi Lulzim Bashën , që bëri sikur bëri Kuvend, që bëri sikur I hapi rrugë vetes për të qenë në krye të PD, që bëri sukur do bënte protestë kudnër Viçiqit, që bëri sikur do bënte protestë kundër incerenatorëve, në në fund e lëshuan nervat dhe tha me zë të lart hallin e tij. Halli I tij është të sulmoj selinë e PD dhe të marrë godinën, pasi nuk ja del dot të marrë PD dhe të ketë legjitimitetin e përfaqësimit të saj.

Ai do të kthej PD në një varrë të hapur, që të mos e gëzoj askush dhe ta marr me vete kur të bjerë vet brenda.

Kaq I thjeshtë është halli I tij.

Shikoni si ka vënë në rresht gjithë garniturën e besnikëve të tij, të konsideroj lyrjen e godinës një atentat të madh ndaj tij dhe të kërcënoj se do ta pushtoj atë, pasi ka shpikur që Basha ka vendosur brava, dyer të blinduara dhe xhama antiplumb. Është duke krijuar fabulën e triumfit, që të mos thonë e mori pa mundim godinën, por të shënohet që thyen dyer të blindara dhe xhama antiplumb. Është tipike psikoza e një të çmenduri, që mendon se nëse e bën publike përfytyrimin e tij për betejën ndaj armikut, armiku do të trembet pa betejë.

Në fakt Lulzim Basha po na çudit të gjithëve me qetësinë me të cilën po e destabilizon Sali Berishën. Po qe se e ka menduar edhe këtë të lyerjes së godinës, duhet të ketë një talent  të fshehur në këtë pikë që nuk ja kemi njohur. Por gjëja më argëtuese është që po e detyron të sillet Sali Berishën,  si ata lacat e lagjeve, që bërtasin “mbamëni se do ta vras”.

Por, as ka kush ta mbaj dhe as ka kë të vras. Nuk të mban njeri Sali!  Aty e ke godinën. Aty e ke dhe Lulzim Bashën. Aty I ke dhe zyrat dhe dyert. Shko thyeji , përmbysi, vuri zjarr, zhgariviti muret e lyer që të vrasin sytë, sillu si talibanë dhe mbuloje godinën me ferexhe,  por asgjë nuk do fitosh. Partinë Demokratike nuk do ta marrësh kurrë, në pushtet nuk do vish më kurrë në këtë vend, se je I dënuar përjetësisht, Ti, fëmijët e ty, nipat dhe mbesat e tua, ose siç thotë populli ynë,  “je shuar me fisë dhe farë”.

Çdo gjë që kërcënon se do të bësh është kundër teje, jo kundër armiqëve të tu. Ata po argëtohen me çmendurinë tënde. Ndoshta e ke ngaqë të ka zënë prap covidi, ndoshta e ke ngaqë kortizonikët që nuk të bëjnë derman, por gjëja më e keqe që mund të të ndodh ty është kjo që po reciton me zë të lart si “kërcënim”. Kriminelët që ke rrotull, ata që vijnë me syze në oborrin e PD dhe të tjerë rrotull teje, janë të gjithë të skeduar nga agjensitë ndërkomëbtare të krimit dhe shumë shpejt do ta gjejnë vendin ku u takon.  Do të lënë shumë shpejt kur tu sekuestrojnë vilat dhe pasuritë që kanë bërë me lekët e krimit nën garancitë e pushtetit tënd. Do të lënë shpejt dhe ata që bëjnë si “fanatikë” të PD dhe e shikojnë ringjalljen tek ty.

Ndëshkimi yt I rënd nuk është as burgu që të pret ty dhe djalin tënd, dhe as vdekja nga covidi që i trembesh kot. Ndëshkimi yt I madh është se do mbetesh gjallë e do shikosh me sytë e ty, se si Partia Demokratike do bëhet më e madhe pa ty dhe si ti do dalësh jo vetëm nga historia e Shqipërisë, por dhe nga historia e PD, ashtu siç je, një përdhunues që meriton të trajtohet si gjithë ata që vuajnë nga instiktet shtazore të inçestit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ 8 Janari… A do të guxojë Berisha?
Previous article KASTRIOT FRASHËRI/ Festivali i 60-të i RTSH, prova se nuk prodhon dot as këngë as art!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k