• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
KASTRIOT FRASHËRI/ Festivali i 60-të i RTSH, prova se nuk prodhon dot as këngë as art!
Home
Sociale

KASTRIOT FRASHËRI/ Festivali i 60-të i RTSH, prova se nuk prodhon dot as këngë as art!

December 30th, 2021 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë sekondë këtë festival të marë peng nga tallavaria që po dominon kulturën këtë dekadën e fundit por mjaftoi 2 apo 3 të ashtëquajtura lajme Gosip të përgatitura nga disa laraska apo karafilë që ushqejnë mediat tona për të kuptuar që arti, kultura dhe  muzika kombëtare mund të shiten lehtësisht si 2 lekshe jo vetëm tek televizionet private, por edhe tek emisionet e tyre më vulgare që kurësesi nuk konkurojnë dot as me Portokallet e Kasharit.

Nuk e imagjinoj dot që skena e festivalit kombëtar të këngës shqiptare i cili për afër 5 dekada ka lartësuar muzikën e lehtë për të cilin është autorizuar nga ligji Televizioni Publik të bëhet strehë e një shoë banal televiziv si BB-VIPA-at e Leshit dhe Artdit Gjebrejsi ta prezantojë këtë event madhor të kulturës shqiptare që paradoksalisht për ta konkuruar këtë ngjarje vjetore artistikr ka gjetur si sfidë “Këngën Magjepse”, e cila falë këtyre marifetçinjve të neveritshëm ky festival po degradon çdo vit e më keq.

Kritika kishte dhe vjet, dy vjet a tre vite më parë, por asgjë nuk ndryshon në atë godinë të keqpërdorur pasi edhe pse qelia e burgut po u rri hapur tek koka vijon e njëjta regjisurë asgjë e re nga fronti i TVSH…

Ndryshe nuk mund të kuptohet lidhja ‘live’ me ‘Big Brotherin’ e Kasharit për të imituar njëri-tjetrin dhe certifikuar si “Yje” disa fundërina të shoqërisë sonë që nuk kanë asnjë lidhje me artin, kulturën, shkencën, filozofinë, drejtësinë, mjekësinë, moralin apo edhe vetë muzikën.

Kjo gjë e jashtëzakonshme që ka ndodhur sot  në Festivalin e Këngës tregon më së miri nivelin në të cilin ka rënë arti e kultura në vulgaritet deri sa kërkon ndihmë nga Arditi i Klanit dhe Bigu i Topit.

Është pikërisht ky realitet i hidhur, rrjedhoje edhe e keqadministrimit të tij, që ndonëse jemi shumica taksapagues direkt të RTSH, por që përveçse të paguajmë faturën e tij nuk na mban të lidhur asnjë sekondë me ketë televizion. Në fund të fundit, përderisa ky institucion publik nuk realizon misionin e tij le të shkrihet, meqë dhe Mafia e Ndërtimit nga informacionet që kam i ka vënë syrin për ta marrē me konçension e në këmbim ti japë RTSH nja dy a tre kate në këmbim të gllabërimit të oasurisë publike nga gradaçelat që do të ndërtojë mbi truallin e tij, e të mos bëhet më barrë e shqiptarëve duke paguar taksa përsa edhe drejtimin e eventit kryesor të muzikës së tij e dorëzon në personazhe groteske të marë borxh me qira, a thua se nuk paska ikona të veta ky televizion me mbi 80 vjet jetë dhe nuk prodhon dot art sa edhe batutat duhet ti gjejë periferisë së Kasharit?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përse Berishën po e tërbon pamja e re e PD?
Previous article LUTFI DERVISHI/ Kur ilaçi bëhet më i dëmshëm se sëmundja!

F.autor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k