• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
ARTUR AJAZI/ 8 Janari… A do të guxojë Berisha?
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ 8 Janari… A do të guxojë Berisha?

January 4th, 2022 F.autor Blog 0 comments

Dita e 8 Janarit 2022, mbetet afati i fundit dhe pika më kulmore e “revolucionit demokratik” të Sali Berishës. Duke parë vendosmërinë e Lulzim Bashës për të mos lëshuar asnjë “pëllëmbë tokë të partisë në 5 Janar”, pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në 8 Janar. Eshtë pikërisht dita,kur Sali Berisha dhe “ushtria e demokratëve të lirë” do të mësyjnë në selinë blu, për të rimarrë zyrat e Partisë Demokratike. Padurimi i Sali Berishës, lidhet me “trokitjet” e forta që vijnë nga selia në Rrrugën e Elbasanit, apo dhe ankthi i ardhjes së ndonjë “fashikulli” me prova të forta për korrupsionin, apo dhe marifete të tjera të dikurshme. Pas Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, dhe votimit “plebishitar” të anëtarësisë për shkarkimin e kryetari Basha, nuk ka kuptim që Sali Berisha të presë jashtë selisë, dhe të futet si ilegal në zyrat e partisë.

Ndaj ai ka vendosur ti japë “mësimin e duhur Lulit”. Paralajmërimin e fundit për 2021, Sali Berisha e ka rreshtuar natën e 31 Dhjetorit, apo dhe duke i dërguar atij “fonograme” presioni se “nëse nuk më liron zyrën deri në 5 Janar, do të përballesh me uraganin më të fuqishëm”. Por edhe Lulzim Basha, nuk ka ndenjur “urtë”. Edhe ai i ka kthyer përgjigje “babait politik”. E ka injoruar paralajmërimin e tij, dhe ka deklaruar se “nuk tërhiqem nga fjala ime dhe jemi të pergatitur për çdo skenar të mundshëm”. Në pamjen e parë duket sikur, në 8 Janar nuk do të ndodhë asgjë. Por duke e njohur Sali Berishën, mendoj se në 8 Janar, falangat e tij, mbështetësit dhe ajo pjesë e anëtarësisë që e beson prej 30 vitesh, do të shkojnë në selinë blu, do të futen atje, do të kthejnë gjithçka përmbys, dhe pse jo, do të ketë edhe skena dhune dhe përplasje mes palëve.

Deri tani, Sali Berisha e ka akuzuar Lulzim Bashën se “mban në selinë e partisë njerës të armatosur”, ndërkohë që këtë “zanat” e ka pasion më tepër Doktori, se kryetari aktual. Por gjithsesi, mbetet të shohim skenarin e të dyve, dhe ajo që do të fundoset më shumë në këtë betejë donkishoteske, është Partia Demokratike,imazhi dhe morali i saj në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Më e pranueshme do të ishte naatyrisht,largimi i të dyve nga drejtimi i asaj partie. Sot ajo forcë politike, ka denigruar në pikën e hallit. Baza e saj ka mbetur si e hutuar, pasi njëri nuk del nga zyra, dhe tjetri po bëhet gati ta nxjerrë me dhunë të “shkarkuarin me 44 mijë vota”. Dita e 8 Janarit 2022, do të mbahet mënd gjatë, si pika më kulmore në historinë e Partisë Demokratike, pasi varet fati dhe ecuria e mëtejshme e dy “gjelave blu”. I pari përfundimisht mbetet pa bazën e partisë (nëse del nga zyra si i shkarkuar), kurse i dyti luan me “zjarrin” sepse e di fare mirë se koha e tij ka mbaruar. Ai kërkon të marrë me vehte edhe Lulin, pasi nuk mund ta lërë partinë në dorën e “besprerit”.

Zhvillimet e fundit, flasin për mungesë maturie dhe humbje ekujlibri logjik nga Sali Berisha, duke mos ngurruar të themi se, atij i mungon edhe “nuhatja” politike. Edhe pse është i bindur, se përballë SHBA-së nuk mund të fitojë asnjë betejë, sërish Berisha do të guxojë të futet në selinë e partisë në 8 Janar, edhe sikur atë ditë ai mund të arrestohet. Guximi i tij nuk lidhet me të drejtën statutore,apo zbatimin e “verdiktit” të shumicës së anëtarësisë. Veprimi i Berishës ka më tepër ngjyrime kanunore dhe krahinore, pasi ndjehet i “prerë në besë” nga Lulzim Basha.

Gjithsesi ajo ç’ka mbetet të shohim, natyrisht nuk do ti ngjasë një “14 Shtatori 1998”, pasi gjithçka sot ka shkuar në vendin e vet,dhe Berisha e ndjen shpejt “flladin e Atlantikut” që paralajmëron torrnado…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ngjashmëria mes Dodik dhe Berishës, në "kryengritjen" e tyre anti-amerikane
Previous article MERO BAZE/ Përse Berishën po e tërbon pamja e re e PD?

F.autor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k