• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ILIR METAJ/ Ju bastardë pa zemër!
Home
Sociale

ILIR METAJ/ Ju bastardë pa zemër!

March 4th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

E kush mund të thotë se Toka është pronë e tij absolute? E kush mund të thotë se Toka është produkt i tij dhe jo ai produkt i Tokës?

E kush mund të thotë se kjo Tokë nuk ka vend për të gjithë por vetëm për disa? E kush mund të zgjedhë se cilët janë këta superiore që meritojnë të vetëm të gëzojnë të mirat e këtij planeti?

Nëse është dikush nga ju zoterinj te politikes europiane që mund ta thotë, le të ketë kurajon të ngrejë gishtin e të ndajë se cilët duhet të jetojnë e cilët duhet të vdesin, cilët duhet te luajnë me bollëkun e cilët të vdesin nga uria, cilët duhet të jetojnë të mbrojtur në kulla të fildishta e cilët të vdesin me tmerret e luftës si kujtim i fundit i kësaj bote.

Le ta thotë, pra, e të mos fshihet pas termave të shumtë që prodhojnë akronime të reja cdo ditë si EU, OKB,UNCHR, FMN e të tjera gërma, që, perballë turmave të përzënatë refugjatëve të sotëm duken si hieroglifë të pakuptueshme, duken si fjalë të një gjuhe të vdekur.

Për ne, shqiptarët që kemi kaluar përmes këtij kalvari, herë të mirëpritur e herë të fshirë me operacione fshese, këto pamje jjanë thjesht pamje “pa koment” por vetëm dhimbje, dhimbje që të këput shpirtin!

Vogëlushet e pafajshëm sirianë nuk e dinë se zjarri europian nuk do te ndizet kurrë per ta, se zjarri europian ndizet me urdhër të etërve té politikës, jo me mjekër të bardhë po kollare e jakë të bardhë.

Dhe ata urdhërojnë me zgjedhje, ky të hyjë, ky të mos hyjë, ky të jetojë ky të mos jetojë.

Këta Cerberus në dyert e parajsës europiane.

Ku po shkojmë? Drejt selektimit të mëtejshëm darvinist, më i forti mbijeton e më i dobëti zhduket?

Dakort pra, thuajeni këtë me zë të lartë!Kini kurajo të pranoni atë që jeni. Thoni me zë të lartë se vogëlushët ne krahet e babit të vet jane thjesht një selektim natyror.

Thuajeni me zë të lartë, e mos u fshihni pas lotëve të hipokrizisë, e vetmja gjë globaliste deri sot.

Ju bastarde pa zemër!

Deri kur me dhimbje që të shkërmoq eshtrat?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED LELA/ A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!
Previous article KRESHNIK SPAHIU/ Amerika foli troç: Mbështesim revolucionin, por jo rotacionin!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k