• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ALFRED LELA/ A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!
Home
Blog

ALFRED LELA/ A i detyrohemi një ndjesë Fatmir Xhafajt?!

March 4th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Fatmir Xhafajn e njoh vetëm prej emisioneve televizive, ku kemi rastisur të ftuar, ai si ministër ose eksponent i PS, unë si gazetar. Jashtë kësaj kornize e kam takuar njëherë në pritjen e Ambasadës Amerikane, 4 korrikun e shkuar. Si shenjë kortezie, kur u përballëm, e pyeta ‘si ke qenë?’. ‘Pavarësisht luftës suaj, mirë jam”, ma ktheu aty për aty. Nëse kujtesa nuk më tradhëton, i thashë diçka të përafërt me ‘e di që nganjëherë e teprojmë’. Kisha ndërmend veten dhe të tjerë në komentariatin politik.

Mu faneps sot ky dialog me z. Xhafaj kur pashë një intervistë të gjatë në gazetën ‘Dita’. Siç më është kujtuar edhe disa herë gjatë muajve të fundit kur rezultoi, përtej dyshimeve, se ‘Babalja’ nuk kishte qenë më shumë se një trillim banal, inskenuar nga spekulantë të vegjël me ndihmën e disa eksponentëve politikë, ndër ta edhe një politikan i ri që nuk përtoi të vishte pa drojë xhaketën e kthyer mbrapsht të politikës së vjetër.

Nëse, për synime politike, duke ndjekur logjikën ‘qëllimi e justifikon mjetin’, veprimtarët partiakë shkojnë drejt manipulimeve dhe shantazheve si rasti ‘Babale’, gazetarët dhe analistët politikë duhet të jenë më të kujdesshëm. Nuk mund të kemi ‘një qen në këtë luftim’ sepse mund të ndodhë, siç edhe ngjau, që lufta të ketë qenë një simulim, pra një inskenim apo rrenë.

Në një vend normal, ky i yni nuk është i tillë, politikanët do të kishin dhënë llogaritë dhe mbajtur përgjegjësitë e veta, por dhe gazetarët më së paku do të ishin turpëruar, do të kishin humbur kredite ose kërkuar ndjesë.

Nuk ka ndodhur e para dhe as e dyta, dhe shqetësimi për këtë pandjeshmëri i prin përsëritjes së rasteve të ngjashme. Përjashtimi bëhet rregulli, shkelja bëhet norma, ndërkohë që normalja shtyhet në një cep, si të ishte karantinimi i të prekurve nga koronavirusi.

Përpjekja për ta fundosur politikisht dhe ligjërisht Fatmir Xhafajn, duke mbledhur për vete kredite politike, ka prodhuar të kundërtën. Një efekt bumerang. Kjo nuk do të thotë se politikani Xhafaj nuk e ka përjetuar të gjithë sulmin si njeriu Xhafaj. Pavarësisht gjithë kësaj, ai ka ditur të jetë korrekt dhe ky është ndoshta ‘reparacioni’ më i mirë i luftës që ai mund të merrte.

Sa më takon, kam qenë një prej atyre që, në shkelje të kodeve të gazetarisë, në shkelje të prezumimit të pafajësisë, në shkelje po deshe edhe të urdhëresave fetare, e kam intepretuar si fakt një të pavërtetë për z. Xhafaj. Mbrojtja pas lirisë së shprehjes dhe ‘opinionit’ është një membranë e dobët që nuk e shmang turpërimin.

Kur ke marrë pjesë në aktin e turpërimit publik të dikujt, sidomos mbi akuza të rrejshme, më e pakta është të kërkosh ndjesë.

politiko.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Ilir Meta duhet të bëjë betejën e tij reale me SHBA
Previous article ILIR METAJ/ Ju bastardë pa zemër!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k