• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Rikthimi i vëmendjes amerikane!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Rikthimi i vëmendjes amerikane!

August 31st, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mero Baze

Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump, ishte se axhenda amerikane po merrej me tema të mëdha globale, të tilla si Korea, Irani apo Arabia Saudite, lufta tregëtare me Kinën, dhe disa vende evropiane dhe rajone si Ballkani, që nuk kanë interes në dukje global, po liheshin në fatin e tyre. Kjo u pa qartë në panikun që shkaktoi tentimi I bisedimeve Serbi kosovë, nën planin e këhsilltarit Bolton dhe teoritë konspriative që e rrethuan atë, duke e bërë praktikisht të parealizueshme. Dhe gjithë sulmi ishte përqëndruar në një pikë, tek fakti që tani SHBA është e pavëmendëshme për Ballkanin dhe tek kjo marrëveshje ka hyrë si elefanti në dyqanë qelqurinash.

Por më në fund ka një lajm të mirë.  Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar Mattheë Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin perëndimor. Palmer, I cili do të vazhdojë gjithashtu të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike, është një personazh I njohur për politikanët rajonal. Ai ishte zytrari amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga një konflitk civil më 30 Qershor, duke mbrojtur qartë legjitimitetin e procesit dhe duke zbrapsur projektin Meta Berisha, I cili po e çonte Shqipërinë drejt gjakderdhjes. Për këtë dhe ai u akuza si agjent serb nga mediat e Berishës dhe Metës . Biles dhe nga Agim Nesho.

Palmer po ashtu është një njohës I mirë I rrethanave në të cilat po konturohet fillimi I bisedimeve Serbi Kosovë, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit të Kosovës.

Fakti që SHBA ka vendsur të mbaj këmbët në Ballkan dhe të ulet këmbkryq për të zgjidhur problemet e mbetura, është një zhvillim I rëndësishëm.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “në këtë rol, zoti Palmer, do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqendrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në institucionet europiane”

Kjo nënkupton që zoti Palmer do të jetë negociatori amerikan I krizës politike shqiptare, aq sa ka vendosur të përzihet SHBA në këtë krizë, dhe nxitës I Marrëveshjes Serbi Kosovë, për të çliruar të dy vendet nga stanjacioni drejt rrugës evropiane.

E kuptoj dëshpërimin e atyre që e kanë etiketuar si dhëndërr të Serbisë, agjent të Sorosit, dhe etiketime të tjera që buronin nga fakti se ai shmangu gjakderdhjen më 30 Qershor, por tani është koha të mendojnë si ti tërheqin këto sulme, me qëllim që të kenë shanse të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

Lajmi I rëndësishëm është rikthimi I vemendjes amerikane dhe jo thjesht rikthimi i zotit Palmer. Ky I fundit, e bën më serioze vemendjen amerikane dhe akomë më qesharake betejën e Berishës dhe Metës kundër tij, me akuza personale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIK DACI/ Shtator i zhurmshëm apo zhurma e një shtatori
Previous article ZILIE FEÇI/ Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k