• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
DIK DACI/ Shtator i zhurmshëm apo zhurma e një shtatori
Home
Blog

DIK DACI/ Shtator i zhurmshëm apo zhurma e një shtatori

September 1st, 2019 F.autor Blog 0 comments

Shtatori njihet dhe si muaji i rikthimit të aktivitetit pas një pushimi të gjatë e vere të nxehtë. Si për çudi, kjo verë mbyllet me një risi të veçantë ku rrallherë të qëllon ta shohësh si fenomen televiziv. Po kësaj here ndodhi vërtet. Pas zhurmave të 30 Qershorit, pushuan njerëzit, poshoi politika, pushuan dhe mediat. Qetësia dhe vakumi u mbush me fotot e natyrës turistike kryesisht të vendit tonë, si për të treguar se jeta vijon normalisht përtej TV-së dhe përtej politikës së përcëlluar. Promovimi i vlerave turistike nisi si një trend i politikanëve.
Së pari ishte Kryeministri që herë pas herë nuk ngurronte të uronte ndjekësit e tij në rrjetet sociale me poste mëngjesish apo perëndime të vonshme. Politikanë të tjerë, derisa kulmoi me presidentin në ngjitje e majës më të lartë ballkanike, atë të Korabit. Ishte zgjedhje apo zgjidhje ?! Këtë askush nuk mund ta thotë.

“Ngjitu gjithnjë në majë por mos u bëj kurrë rob i saj”, -thotë një shprehje. E kjo ngjitje duket sikur sapo thyu heshtjen e verës pë të risjellë zhurmën e shtatorit. Kur priten të ndodhin shumë ndryshime e mbi të gjitha shumë vendime. Vetvetiu çdonjëri nga ne i heq një paralele a vektorë margjinaleje çdo aktiviteti për lehtësi “studimi”. E kjo dilemë ka dy zgjidhje.

E para, mund të shihet si demostrimi i një rikthimi të zhurmshëm, që kjo ka pak gjasa të ndodh kur e gjithë zhurma ishte veçse një “shumë zhurmë për asgjë”. Kjo, pasi jeta politike në vend i është rikthyer normalitetit dhe bashkitë shërbimeve të qytetarëve.

E dyta, pas çdo ngjitjeje ka një rënie e cila do përcaktojë sa i zhurmësh do jetë ky shtator kur ende pritet të nis punën SPAKU.

E si mbyllje, që duket sikur i jep zgjidhje të gjitha dilemave po citoj Alfred Pezën. “Pasi u end “zhurmshëm” gjatë dy muajve të verës në boshllëkun e 30 Qershorit, politika po hesht. Shenjë e sigurtë reflektimi. Opozita e rrugës në shtator ka dy rrugë: Ose të rikthehet në sistem, ose të shkrihet!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDIT HARXHI/ Kthimi i shpresës nis nga ringritja e së djathtës
Previous article MERO BAZE/ Rikthimi i vëmendjes amerikane!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k