• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ZILIE FEÇI/ Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?
Home
Sociale

ZILIE FEÇI/ Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?

August 31st, 2019 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nga Zilie Feçi

Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?

Prej një viti, disa banorë të Unazës së Re e kanë bërë “pronë” të tyre një copë rrugë nacionale dhe në të njëjtën orë protestojnë, duke kërkuar që Bashkia, Qeveria, apo edhe të dyja bashkë të mos u prishë shtëpitë e tyre.

Kanë apo nuk kanë të drejtë këta banorë, këtë nuk e zgjidhim përmes këtyre radhëve, por ama, inatin që këta banorë kanë me Qeverinë që drejton Rama, apo Bashkinë që drejton Veliaj, pse duhet të ma nxjerrin mua?!

Unë jam një qytetar normal, që paguaj taksat “një më një”, që nuk kam shkelur kurrë një ligj, as nuk ndërtuar me apo pa leje në zona urbane e rurale. Nuk kam bërë asnjë “mëkat” që të marr përgjigjen me bllokim rruge. Le të protestojnë ku e si të munden, por e drejta e tyre nuk mund të cënojë të drejtën time.

Ti banor i zonës së Astirit, inatin me Qeverinë nxirre me Ramën, se ai është kryeministri. Ti banor i Astirit, inatin me Bashkinë nxirre me Erion Veliajn, se ai është i pari i punëve të Tiranës. Me mua ç’ke?!

Unë nuk të kam asnjë borxh, që më zë rrugën. Një vit me radhë në të njëjtën orë, del aty të protestosh dhe një tufë e tërë policësh të ruajnë ty që proteston dhe jo mua që jam në të drejtën time dhe dua të shkoj në shtëpi, pas një dite të lodhshme pune.

Se ty banor i Astirit, që në jo pak raste ke shkelur edhe ligjin, se ke ndërtuar ku e si të mundësh në ato vitet para të tranzicionit, tani të duket e ligjshme çdo gjë, qoftë edhe ajo protesta e përnatshme aty tek kryqëzimi që lidh thuajse të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të  Tiranës.

Ti banor i Astirit mendon se je në të drejtën tënde, por unë a kam të drejtë të kaloj në atë rrugë për hallet e mia? Ti banor i Astirit, më mirë shko e bllokoji Lali Erit bashkinë, a Ramës hyrjen në kryeministri, por jo rrugën që kalojnë njerëzit.

Mendo pak, sikur në ato makinat që presin që ti banori i Astirit të mbarosh protestën tënde të ketë fëmijë të vegjël, të sëmurë, prindër që nxitojnë të shkojnë në shtëpi, të tjerë që halli i madh i ka sjellë në Tiranë.

E tmerrshme, në çdo ditë të vitit, një tufë njerëzish dalin në mes të rrugës. Dhe aq shumë policë që i ruajnë dhe u sigurojnë atë që ata e quajnë protestë për të drejtën e tyre. Por për të drejtën time, a do ketë ndonjëherë ndonjë polic?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Rikthimi i vëmendjes amerikane!
Previous article LUTFI DERVISHI/ Çfarëdo që të bësh sërish je "fajtor"

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k