• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Në kërkim të popullit!
Home
Politikë

MERO BAZE/ Në kërkim të popullit!

December 4th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Në fillim ishte zija për presidentin e ndjerë Xhorxh Bush. Shpresa se një minutë zi për të në “Unazën e Re”, do t’i jepte protestës mbështetje amerikane, kishte kohë që vlonte, qyshkurse tre protestues mbanin vazhdimisht në dorë çdo mbasdite dhe një flamur amerikan, kur bllokonin rrugën.

Pastaj ajo minuta e zisë u bë qesharake dhe flamujtë nuk u dukën më.

Dje u shfaqën jelekët francezë. Ngjyra nuk qëlloi tamam, pasi ishte më portokolli, siç i takon të jetë opozita jonë. Por dhe kjo nuk zgjati shumë. Pasi protesta e Francës arriti fitoren e parë sot.

Në përpjekje për të ulur valën e protestave, qeveria premtoi se do tërhiqej nga taksa mbi karburantin, e cila në fakt ishte taksë që shkonte fiks për kërkesat e protestuesve, taksë me adresë të qartë sociale dhe ekologjike. Por ajo që ndodh në Francë, është një lëvizje që i ka rrënjët tek majtizmi esktrem i Francës dhe delli i revolucionit, që në Shqipëri për dreq korenspondon me të djathtën tonë, e cila nuk ka identitet ideologjik, por është në kërkim të arsyeve për të qëndruar në rrugë. Dhe sidomos në kërkim të popullit.

Sot në protesë shkoi Fatos Lubonja. Pas shpresës nga SHBA dhe Franca, shpresa nga Lubonja është më konkrete. Ai e ka një përvojë revolucioni.

Në vitin 1997 ai i dha mbështetje frymëzuese bandave që çuan shtetin në kolaps, ndërkohë që protestat politike e kishin bërë punën e tyre. Dhe këtu koeçidenca është e keqe, pasi tani po përpiqet të frymëzojë partinë që rrëzoi nga pushteti.

Idetë e tij janë ndryshe nga kërkesat e PD dhe e protestuesve. Ai është edhe me protestuesit, edhe me PD, edhe me ata që nuk duan rrugën. Pra, Lubonja është që shtëpitë të mos prishen, rruga të mos ndërtohet dhe tenderi të mos bëhet, ndryshe nga banorët që thonë duam paratë, pa le të prishen shtëpitë, dhe opozita që thotë rruga duhet bërë, por jo me kaq lekë.

Në këtë mënyrë, Lubonja shtohet më shumë si opsion, se sa si person, në protestën e “Unazës së ReP.

Ai është një opsion i ri anarkist, shumë i ngjashëm me atë të jelekëve francezë, të cilët nuk duan hipermarkete se pengojnë biznesin e vogël, nuk duan pagesë në autostradë, duan pensione sociale të sigurta, duan banesa sociale të sigurta, duan të mos kenë pushtet koorporatat, janë kundër globalizimit, dhe një sërë kërkesash të tjera marksiste radikale.

Pra, është një opsion i ri. Dhe sa më shumë shtohen opsionet e protestës, aq më pak banorë ke në protestë, dhe për dreq tani që i veshin dhe me jelekë, mund t’i numërosh.

Ndryshimi me Francën është se në Francë protestën nuk e bën Klevesi, por një shtresë e caktuar e shoqërisë, që nuk pranon t’i prishet statukuoja sociale, dhe është kundër epokës së re të zhvillimit.

Ndryshe nga Franca, ku shoqëria është në protestë dhe nuk pranon politikanë në krye, tek në janë në protestë politikanët dhe nga mëngjesi në darkë, qesëndisin popullin që nuk u shkon pas, duke e quajtur “dele”. Në fakt ata janë të vetmit barinj pa dele në këtë vend.

Revolucionet, qofshin dhe marksiste si ai i Francës, bëhen nga shtresa të shoqërisë që refuzojnë elitën politike, kurse revolucioni i “Unazës së Re”, është një përpjekje e dëshpëruar e elitës politike opozitare, që refuzohet nga populli.

Dhe Fatos Lubonja që ju bashkua duke lënë Firencen, ju bashkua si udhëheqës që kërkon popullin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALMA NIKOLLI/ Lahuta që na e “mori” serbi
Previous article ILIR YZEIRI/ U bënë 2 vjet, Andrea !

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k