• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI/ Lahuta që na e “mori” serbi
Home
Blog

ALMA NIKOLLI/ Lahuta që na e “mori” serbi

December 5th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Nga Alma Nikolli

Kur isha e vogël më kanë kënduar nina-nana. Jo shumë herë besoj, se ne fëmijët e asaj kohe sikur kemi qenë më të bindur nga natyra, edhe ndaj gjumit.

Kjo ka qenë e vetmja muzikë live që kam dëgjuar asokohe. As çifteli që ishte traditë në veri nuk dëgjohej më në shtëpi. Babai qysh fëmijë s’ia pati lëviz më telat. Pasi i vdiq i ati, nuk pati më kohë me lujt me nota, as me lujt ma fare.

Në 8-vjeçare (s’ka qenë 9 ende) kam mësuar çdo notë, në fusha, në vija, e poshtë pentagramit. Kemi kënduar “Himnin e  lumturisë”, së Bethovenit, e di ende fjalë për fjalë. Apo “La donna mobile” të Pavarotit.

Këndonim edhe këngë partizane. Jehonte zëri i gjithë klasës. Vraponte nëpër korridore e hynte në një orë matematike dhe zbuste ikset e ipsilonet në dërrasat e zeza që atëherë kanë qenë të zeza.

Mësuesja e muzikës ishte aq e mirë sa nuk besoj të ketë dalë nga programi mësimor, kur ishte puna për të dëgjuar tingullin e lahutës a të çiftelisë në shkollë. Me siguri nuk ka qenë aspak në program që ne të dëgjonim lahutë a çifteli.

Në gjimnaz mbaron qejfi; s’ka më muzikë. E në asnjë aktivitet kulturor nuk na kujtoi më njeri se çfarë kemi vlera shqiptare. Edhe nëse e kanë bërë s’ditën të na e ngulisin në mendje.

Kur kishte fushatë partia në pushtet s’linin mësuese pa detyruar të shkonte në miting… e mësueset mundoheshin të mos linin nxënës pa marrë me vete për të tundur flamuj rozë a blu… Kurse atë të kuqin, atë shqiptarin kurrë s’na detyruan ta valëvisim.

Në fakultet e master, s’bëhet më as Gjuhë Shqipe. Nuk kam çfarë të them për lahutë e çifteli.

Në televizon e keni parë vetë ç’bëhet.

Na kafene po e po.

Edhe në vende turistike malore që kanë pasur traditë çifteli e lahutë, nëpër shumë lokale këto instrumente janë si librat, sa për zbukurim se në sfond dëgjon këngë italiane.

Këto ditë si kurrë më parë ndihem në faj që nuk kam dëgjuar kurrë lahutë “live”… Ia drejtova gishtin vetes, fundja.

Megjithatë, tani e tutje do të na quajnë mëkatarë po ta bëjmë…, se është tingull i serbit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUTURA AÇKA/ Sa shumë Shqipëri kishte brenda teje!
Previous article MERO BAZE/ Në kërkim të popullit!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k