• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ILIR YZEIRI/ U bënë 2  vjet, Andrea !
Home
Blog

ILIR YZEIRI/ U bënë 2 vjet, Andrea !

December 4th, 2018 F.autor Blog 0 comments

Me njerëzit që kemi ndarë jetën tonë në mënyrë të përhershme, me ata që jemi ndierë sikur të ishim një, kur ata largohen nga kjo botë, është e vështirë ta besojmë se nuk janë midis nesh. Andrea, më 3 dhjetor në orën 13, bëri dy vjet që është larguar nga kjo botë, por ne, miqtë e tij, dhe familja e fëmijët e tij, nuk e besojmë dot këtë. Unë, madje, u ngatërrova mes datës 3 të vdkjes dhe datës 6 të varrimit.  I pamësuar me idenë e largimit të tij nga kjo jetë, nuk u kujtova ashtu si duhet për vdekjen e tij.

Andrea u largua nga kjo botë kur ishte në kulmin e punëve dhe të veprimtarisë së tij. Ishte gjithë entuziazëm dhe kishte hapur disa projekte librash njëherësh, në fushë të historisë filozofike, të publicistikës historike dhe, natyrisht, ishte gjithë energji për të marrë pjesë aktive në jetën e vendit. Edhe sot vendi i tij në studion e TV Klan në emisionin « Opinion » është bosh dhe vështirë të plotësohet me ndonjë tjetër gazetar. Grinta e tij dhe ndershmëria intelektuale, patosi nganjëherë edhe i rrëmbyer ishin karakteristika të një gazetari të talentuar polemist. Po ashtu dhe shkrimet e tij që disa herë çelnin gazetën « Dita », mungojnë, gjithashtu.

Andrea na mungon të gjithëve edhe për një përmasë tjetër që ai trashëgonte dhe që është pastërtia dhe ndershmëria intelektuale. Rrallë në jetën time kam njohur njeri aq të drejtë, të përkushtuar dhe aq të dhënë pas familjes sa ai.

Ndaj, sa herë vjen dhjetori përgatitem që të mos harroj Andrean, ditën kur ai u largua nga kjo botë. Megjithatë e kam të vështirë sepse vërtet më duket sikur kjo gjë nuk ka ndodhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Në kërkim të popullit!
Previous article ENVER ROBELLI/ Mes tigrave, komandantëve, librave, luftërave dhe krerëve të fiseve

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k