• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIRJAN BLLOSHMI/ Ilir Meta ka hallin e vet, se për parime nuk e rruan shumë ai!
Home
Politikë

ILIRJAN BLLOSHMI/ Ilir Meta ka hallin e vet, se për parime nuk e rruan shumë ai!

November 5th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Ilirjan Blloshmi/

Ka plasur një eksaltim, tek një pjesë e mirë e opozitës, për mos dekretimit që Meta ka bërë kundrejt Lleshit.

Arsyetimi që po përdorin, është gjoja se Meta po ndjek parimet e një shtetari. Kjo është më komikja e mundëshme. Një ish këshilltar i Metës kishte thënë se Meta ka lidhje me agjesitë e huaja të zbulimit.

Nikoll Lesi ishte eksituar, si një adoleshent që humb virgjërinë për hërë të parë. E kishte quajtur Ilir Metën burrë shteti. Çim Peka, kishte aludur se cfarë di Meta dhe Rama për të.

Ilir Meta, te dhjet në parime. Ilir Meta është miku i të gjithëve dhe armiku i të gjithëve. Ilir Meta zgjohet në mëngjes me parimin. “Ku do bëjmë ca lek”. Nëse ky mos dekretim nga Meta nuk fsheh ndonjë pakt që i ka kërkuar Ramës. Atëhere Ilir Meta, e ka personale me Sandër Lleshin. Ndryshe nuk shpjegohet.

Ilir Meta gjithë jetën e tij politike mund të quhet një kameleon përfekt i politikës. Meqënse ne si popull e kemi kujtesën e shkurtër. Le ti lëmë bëmat e Metës, në kohën e Nanos. Por nëse shohim vetëm 10 vjeçarin e fundit. Ilir Meta u pa me zë e firgurë kur bënte pazare me pasuritë e shqiptarëve. Kjo detyroj opzitën e atëhershme ta quante njeriu me bllok. Nxori në protestë njerzit. Rezultati 4 të vrarë.

Më pas Meta detyroj Sali Berishën ta mbronte publikisht, duke i dhënë dorë të lirë në sistemin e drejtësisë. Meta propozoj Llallën për kryeprokuror. Më pas historia dihet.

Pak më vonë detyroj Edi Ramën të gëlltiste atë që kishte thënë për të. Bashkëjetesa me Ramën në mandatin e parë ishte një “dashuri-urrejtje”. Ilir Meta mori një pjesë të mirë të administrës. Duke qënë se pjesën më të madhe të drejtove i kishte hajdutë (Meta i detyonte të depozitonin para për partinë.) Gjeti armikun e ri kur ishte në pushtet me PS. Ai ishte Saimir Tahiri.

Nëpërmjet mediave dhe çenikve të tij, filloj një sulm frontal ndaj tij. Kur pa që nuk ja doli dot, filloj nga presionet kundrejt Ramës. Gjoja ikja nga kualiconi.

Mos dekretim i Lleshit, nuk përbën ndonjë ndryshim për Shqiptarët. Pasi ne dhe kur kemi pasur ministër të brëndshëm, që dashur të punojë e kanë njollosur, ose kemi pasur ministër të brëndshëm ka qënë nje kamikaz i kryeministrit.

Ilir Meta i ka vënë syrin KLSH-së, deri më sot asnjë ministri e drejtur nga LSI-ja nuk janë gjetur shkelje. Bujar Leskaj mbahet nën presion nga Meta dhe Berisha. Frika se mos Rama propozon dhe vendos ndonjë njeri të tij ka vënë në panik Metën.

Ilir Meta po luan gurët e tij të fundit. Jo më për të bërë para. Por për të shpëtuar nga burgu. Ilir Meta do siguri për jetën e tij. Ilir Meta e ka kuptuar që pëvecse Cim Pekës, Nikoll Lesi, Emiljano Aleksit, Bes Kallakut, Monikës dhe Tit Vasilit. Të tjerët nuk e besojnë. As Lul Basha nuk e beson.

Pra shkurt e qartë Ilir Meta po përpëlitet në shtratin e “vdekjes politike” me këto “parime shtetari” sic e quan Nikolla. Ilir Meta e ka kuptuar që pas presidencës do e pijë kafen, në taracën e 313-ës nën shoqërine e hajdutëve që ka pasur dikur bashkëpuntore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMANDO META/ Meta në Itali, lë të hapur ‘gropën’ kushtetuese me Sandër Lleshin
Previous article ANRI BALA/ Miu dhe miushët nuk mund të hanë atë që nuk është mall i gjirizit të tyre… Kushtetutën!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k