• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ARMANDO META/ Meta në Itali, lë të hapur ‘gropën’ kushtetuese me Sandër Lleshin
Home
Politikë

ARMANDO META/ Meta në Itali, lë të hapur ‘gropën’ kushtetuese me Sandër Lleshin

November 5th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Armando Meta /

Presidenti Ilir Meta duket se e ka marrë me lehtësi, atë që sot është shkelja më e rëndë prej tij e Kushtetutës që nga themelimi i shtetit shqiptar. Presidenca ka bërë të ditur se Meta niset nesër për një vizitë pune në Itali për t’u takuar me homologun italian, Sergio Mattarella. Ai gjithnjë e bën këtë skemë. Ikën jashtë sa herë ka diçka të rëndë në vend. Meta lë pas një situatë tejet të rëndë institucionale dhe konstitucionale të shkaktuar me qëllim nga ana e tij duke injoruar detyrimin kushtetues për të dekretuar Ministrin e Brendshëm të propozuar sipas Kushtetutës nga ana e kryeministrit Rama.
Në faqen e presidencës deri dhe pak çaste më parë, nuk gjen asnjë germë për refuzimin që ai bëri për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit, duke shkelur haptazi dhe me qëllim Kushtetutën. Fillimisht tha se po mendohet. Në fakt ka një vit që mendohet edhe për dekretin për kreun e shërbimit sekret shqiptarë, dekret të cilin as sot e kësaj dite nuk e ka firmosur, pa dhënë sërish asnjë shpojegim, por thjeshtë duke e justifikuar veten se vijon të mendohet.

Por ajo që bëri dy ditë më parë nëpërmjet zëdhënsit të tij duke artikuluar se nuk është ende i bindur për të dekretuar Lleshin në postin e ministrit, ka kapërcyer ku e ku rastin e mos dekretimit të kreut të SHISH, duke na dëshmuar qartazi se ai është në postin e Presidentit jo si përfaqësues i shqiptarëve, por i aksit opozitarë PD- LSI.
Meta deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse nuk ka krijuar bindje për të nxjerrë dekretin, duke demonstruar në këtë mënyrë se ai në realitet s’ka pasur asnjë fakt që mund të vinte në dilemë firmosjen e dekretit. Nga pikëpamja ligjore e kishte detyrim kushtetues për ta firmosur. Presidenti është futur tashmë në një rrugë pa krye, në një spirale krizash kushtetuese, duke dhënë prova se ai me qëllim e shkel Kushtetutën. Nesër atij mund t’i zgjerohet oreksi për të shkarkuar edhe Kryeministrin edhe Qeverinë, të gjithë krerët e institucioneve, pasi duket se e mendon veten se është mbi të gjithë, mbi Kushtetutën, e pse jo dhe një lloj Monarku që Republikën e sheh thjeshtë si diçka që duhet të pushojë së egzistuari.

Natyrisht që ai e ka shkaktuar me qëllim këtë krizë të cilën s’mund ta fshehë me kërcënimet demode që nxjerr nga goja të tipit “sekretari i parë i partisë’ ose “s’do lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj tij’, etj. Ai guxoi dhe i bëri sfidë Kushtetutës, por kjo sfidë më shumë shpreh dëshpërimin e tij dhe të aksit opozitarë PD- LSI, si bashkëkryetar i këtij aksi që është edhe Presidenti.

Meta niset nesër në Itali duke vijuar me memecërinë e tij mbi arsyet për të cilat ai vendosi të dhunonte Kushtetutën duke mos dekretuar Sandër Lleshin. Nesër mund të mos dojë të dekretojë as kryeministrin si fitues zgjedhjesh me arsyetimin se ‘s’ka krijuar bindje’. Por kur tallesh me sistemin dhe e mendon veten zot dhe mbi ligjet e Kushtetutën, vetë sistemi të vë përfund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDISON YPI/ Musai i vret vet
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Ilir Meta ka hallin e vet, se për parime nuk e rruan shumë ai!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k