• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ Miu dhe miushët nuk mund të hanë atë që nuk është mall i gjirizit të tyre… Kushtetutën!
Home
Politikë

ANRI BALA/ Miu dhe miushët nuk mund të hanë atë që nuk është mall i gjirizit të tyre… Kushtetutën!

November 5th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Anri Bala / 

Pas vendimit të marrë nga Edi Rama, kryemiu i Presidencës, urdhëroi miushët e gjirizit të dalin të kërcënojnë me ç’tu dal përpara dhe për të keqen e tyre rrezikojnë veten duke mos e kuptuar, se nuk janë as maçok e aq më tepër tigra… por minj të dehur nga duhma mbytëse e pushtetit të tyre imagjinarë.

Miushët filluan të flasin, aty nga gjirizi, ku hanë e tejnxjerrin “fabula” me sekretar shteti, kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga momenti i turravrapit për të kafshuar Kushtetutën, duke menduar se është kafshata e tyre.

Mjeranët nuk e kuptojnë dhe as nuk e shikojnë nga vrima ku janë futur, se Kushtetuta, nuk është letër që rastësisht e kanë hedhur qytetarët brenda vrimës së WC-së dhe u ka rënë në tepsinë e tyre.

Kushtetuta është kafshatë e madhe, që nuk kapërdihet lehtë, sepse edhe nëse nuk ka patur zot, se rojtarët ishin të zënë me gjuetinë e drejtuar nga zagarët… sot, nesër, pasnesër, dera do të mbyllet, duke u vendosur zinxhirin në qafë “zarëve”.

Kushtetuta nuk mund të mbrohet nga miushët, që ushqehen me letra! Ndaj është për të ulëritur, kur sheh një grusht brejtësish që qenkan tërbuar, se pse nuk po i lejojmë ta hanë e ta jashtëqisin sa herë të duan.

Miu që ka ngrënë shumë gjëra në këtë vend, e kurrë nuk plasi nga ngrënia, mendon se mund të vazhdoi të haj çfarë i shikon syri dhe i prek dora, duke gjykuar me të vetën, se do të na bind që ka të drejtë, meqë shfaqet i uritur dhe ne duhet të tregohemi zemergjerë e të dhembshur me të… për ta shpëtuar nga ngordhja e sigurtë.

Por ama, miu i haleve i bënë llogaritë gabim me zemërgjerësinë tonë, kur si kusht për mosngordhjen, na kërkon ta lejojmë të masakroj themelet e ngrehinës së shtetit… Kushtetutën

Sot, më të trembur se kurrë… kryemiu dhe miushat, e kanë kuptuar se po i pret goja e tigrit, edhe për pickimet e para, ndaj kërcënojnë të fshehur në vrimë, se nuk do të tërhiqen pa na treguar, se gudulisin edhe ata. Nuk kthehen dot pas, sepse diku janë kapur mat, që vrapojnë drejt vdekjes morale, duke pretenduar se janë në rrugëne e moralit. Janë aq të frikësuar dhe çoroditur, sa duan të hyjnë edhe atje ku nuk kanë asnjë shans të afrohen për ta parë, në verdiktin e popullit… pushtetin ekzekutiv.

Tashmë s’ka më kohë për të humbur: “Minjve dhe miushëve të gjirizit antikushtetues, duhet t’ia vëmë kokën dhe këmbët në çark”, në atë çark që po e kërkojnë vetë, duke u vërtitur si flutura rreth flakës së qiriut, e fundin e saj e dinë të gjithë.

Dikush duhet t’ua shpjegoi, se Kushtetuta nuk është imagjinatë, por është realitet fizik i prekshëm, i lexushëm dhe e paprekshme… e panegociueshme falja për shkelësit e saj.

Këta minjë që presin të kthehen në tigra, që të mund t’i afrohen sado pak, harrojnë se koha e minjve, që u duket fushë me lule fusha e minuar e Kushtetutës… ka përfunduar. Shumë shpejt, të gjithë ata që mendojnë kështu, do digjen sapo të shkelin në minën e radhës!

Krismën do i’a dëgjojmë, se SPAK dhe BKH po vjen, për të pastruar njëherë e mirë gjirizet të mbushura me minjë të frikësuar!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Ilir Meta ka hallin e vet, se për parime nuk e rruan shumë ai!
Previous article MERO BAZE/ Secili me “bindjet” e veta!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k