• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Kur do të filloni të jeni vërtetë opozitë!?
Home
Politikë

BEN ANDONI/ Kur do të filloni të jeni vërtetë opozitë!?

October 26th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Ben Andoni

Ka një kënaqësi të madhe nga kundërshtarët e z.Rama për batakun, ku po përfundon qeverisja e tij. Më shumë se fillim për të menduar për qeverisjen e tyre të ardhshme duket se është padurim për të fituar kohë e humbur. Që do të thotë në kuptimin e ngushtë të paartikuluar  para dhe influencë. Brenda këtyre dy koncepteve rrotullohet gjithçka që mbulohet me retorikat e bukura, që na përcolli deri më tani kryeministri i vendit me shpurën e tij. Falë një atributi të radhë që ka për qesëndinë dhe bejtet dhe që vetë z.Rama, e përmend pa modesti, parlamenti i këtyre dy legjislaturave është kthyer në nivelet më të dobëta, që ka pasur në vetë 30 vitet demokraci. Por, jo vetëm falë tij, por edhe kryetarit të Opozitës Z.Basha që e imiton në formën më pa substancë dhe patjetër paraardhësi z.Berisha. Ky i fundit tashmë ka pse të qetësohet, pasi barra e skandaleve po bie mbi shpatulla të tjera nga ku mund të kundrojë të gjithë lojën e tij politike.

Opozita e z.Basha është nga më të dobëtat deri më sot, qoftë në formë por edhe në përmbajtje. Duke e nisur nga përmbajtja, opozita e përbërë nga PD dhe LSI, sot, e kësaj dite nuk kanë të kristalizuar boshtin ideologjik,  ku do të mbështeten për aksionin politik, sepse teorikisht janë shumë larg njëra-tjetrës. Nga ana tjetër, PD-ja, ka probleme të mëdha të brendshme, që lidhen me zgjedhjet në struktura, por edhe me respektin e instancave. Sa i përket formës, ajo në përgjithësi i ngjet asaj që bëri Rama, pra duke i besuar show dhe demagogjisë denigruese, duke përdorur dhe fjalor shumë kërcënues dhe duke braktisur parlamentin. Kësaj i është shtuar dhe përpjekja për ta dobësuar PS-në me anë të skandaleve të njëpasnjëshme të përgjimeve.

Për të ardhur keq është se të njëjtat struktura që furnizojnë sot PD-në do t’i shërbejnë në të ardhmen PS-së, pasi në thelb, ato nuk dinë detyrat kushtetuese, që së pari duhet t’i shërbejnë vendit tonë. Ky është mjerimi më i madh i shtetit tonë, ku organet e drejtësisë, shërbimeve, policisë, veprojnë si nënstruktura partish.

Ndaj, ndodh që shërbimet tona informative dhe burimet e policisë, të politizuara në thelb, me qejfmbetjet më të thjeshta shërbejnë në anën e kundërt. Që do të thotë se kjo krizë shtetformimi demokratik do jetë dhe për dekadën e ardhshme, paçka rezultateve të Reformës në Drejtësi, që po lë  shumë për të dëshiruar.

Ajo që njerëzit pritën dhe besonin te z.Basha ishte se ndërgjegjësimi i tij do ishte përveç de jure dhe de facto si kryetari i opozitës. Kjo do të thoshte se së pari duhej të mendonte si kryeministër në hije i vendit. Të niste një retorikë të re pa denigrim, që t’i shkonte fytyrës së Shqipërisë së ardhshme, ku mendojmë se do të futemi; të shpërfaqte një vizion real për ekonominë e vendit duke e centralizuar dhe shpëtuar nga monopolet; si edhe të afronte besim. Këto janë gjëra thjeshta, por shumë të vështira të realizohen me atë nivel, ku ndodhet sot Opozita me kërcënimet e frikshme, e që defiçensat e saj i përcjell me ulërima dhe fyerje. Ajo që mbetet për njerëzit pas trishtimit të madh është një dhe vetëm një gjë: Kur do të silleni realisht si opozitë?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA/ Mos u shtyni, he ju marrtë e keqja! Ka vend Reçi edhe për ju 'ishat'
Previous article MERO BAZE/ Popullorë si aktorë telenovelash dhe antipopullorë si politikanë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k