• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Popullorë si aktorë telenovelash dhe antipopullorë si politikanë
Home
Politikë

MERO BAZE/ Popullorë si aktorë telenovelash dhe antipopullorë si politikanë

October 26th, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

/Mero Baze

Opozita e ka gjetur një mënyrë për ti bërë popullore kauzat e saj. Për shkak dhe të afërsisë që ka me shumicën e debateve televizve në vend, ajo ka zgjedhur modelin e telenovelave për të qenë në vemendje të opinionit publik.

Prej më shumë se një viti, opozita është në krye të punëve për prodhimin e këtyre telenovelave. Ato kanë të ghitha të njëjtin skenar, policesko- juridik. Filojnë me një përgjim që e ka bërë prokuroria ose ndonjë policë, dhe pastaj sipas një grafiku i serviren opinionit publik.

Debatet kryesore televizve janë të gatshëm të bëjnë rolin e gjykatësve të lagjeve dikur dhe më tej skenari është i njohur. Del një gjysmë përgjim, pastaj një më i plotë, aty dy persona përgojnë gjithmonë një të tretë, pastaj ai i treti bombardohet si kriminelë, dhe nis histeria. Nëse tregon fakte të ngjashme për Bashën apo Berishën nuk quhet.

Pasi kalojnë disa ditë dhe muaj dhe çështja shfryhet, askush nuk e kthen kokën më pas se çfarë ka ndodhur. As vet opozita. Ajo vazhdon me telenovelën tjetër.

Një vitë më parë si sot, ishte telenovela Tahiri. Nga përgjimi i dy kushërinjve të tij trafikant, doli emri i tij. Pas një viti ai është ende i pangarkuar me asgjë konkrete nga pëgjimet të cilat u bën subjekti kryesor i telenovelës. Qysh në Tetor SHISH , Olldashi dhe Babalja nisën punën për telenovelën e dytë.

Më pas vazhdoi rasti Babale. Pas disa muajsh doli që e gjithë ishte një produkt televiziv i SHQUP, dhe ka nisur çështja penale. Më pas vazhdoi “Toyota Yaris”, “Fushkruja” dhe së fundmi “Dako”.

Biles një kolegu im shumë i afërt me Bashën, më tregoi një ditë që Basha “pyeti amerikanët”, “A të japim më parë këtë të Fushkrujës apo Dakos” dhe ata i paskëshin thënë Fushkrujën.

Kjo nuk vlen si fakt, se është nga ato gënjeshtrat që Luli u thotë bahskpuntorëve, por vlen për të kuptuar që Kryetari i PD funksionon si Drejtor programacioni i telenovelave.

Me thënë të drejtën shikueshmëria e opozitës në këtë pikë , është rritur. Njerëzit janë magjepsur për një farë kohe pas këtyre telenovelave, të ftuarit si gazetarë kanë rastin e artë të çudisin botën pa burime, meqë janë çështje sensitive, të gjithë u referohen “burimeve alternative”, kurse prokuroria në disa raste ka bërë punë të mira se i ka zbardhur dhe i ka hedhur në kosh. Por mbi të gjitha producentët e telenovelave, e kanë llogaritur këtë si aksion politik.

Por pas një viti, është koha që të bëhet dhe bilanci i telenovelave politike dh eefekti i tyre. Dhe ky bilanc ka një kontradiktë të madhe mes shikueshmërisë sw lart dhe popullaritetit të ulët.

Pas një viti, detyra e opozitës është që përmes telenovelave të mos bënte popullore Enin, Artanin, Fevziun apo Klodianën, por PD. Dh enë gjithë telenovelat Lulzim Basha luan rolin e kryeprokurorit.

Por bilanci real në terren është i ndryshëm.

Duke qenë se ai po konkuron të bëhet kryeministër, edhe pas gjithë këtyre telenovelave, në vend të fitonte ndonjë pikë si kandidat për kryeministër, ai ka humbur pikë edhe si prodecent.

E vetmja gjë që ka fituar është shikueshmëria. Kësaj ja ka aritur. Disa figurantë opozitarë dhe kryeaktori Basha, janë sot popullorë si aktorë telenovelash dhe antipopullorë si politikanë. Po qe se kanë dashur këtë, ja kanë arritur.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Kur do të filloni të jeni vërtetë opozitë!?
Previous article MIRA KAZHANI/ Superman-i dhe toçi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k