• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ZILIE FEÇI/ Për Taulantin, jo atë që kërkon një motër, por për atë që kërkon famën e humbur!
Home
Blog

ZILIE FEÇI/ Për Taulantin, jo atë që kërkon një motër, por për atë që kërkon famën e humbur!

April 18th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Taulantin që ka qenë për pak kohë zëvendësministër i Arsimit kurrë në jetën time nuk e kam takuar, pavarësisht se është shkencëtar ende pa mbushur 20 vite në profesion dhe 40 vite jetë.

Por, ky Taulanti që unë e mbaj mend vetëm për deklaratën e tij se institucioni i rëndësishëm ku ai mbajti detyrën e lartë shtetërore nuk ofronte një makinetë kafeje për të ftuarit, mesa duket është në kërkim të famës së humbur. Sepse, tashmë ka gjetur hapësirë në ekrane dhe si shkencëtar, pa shpikur në fakt asgjë flet për viktima që fshihen nga autoritetet shqiptare të Shëndetësisë.

Ai ka parashikuar si shkencëtar, që viktimat në Shqipëri në 18 prill do ishin 250 deri në 300. Fatmirësisht nuk është kështu. Dhe po kaq fatmirësisht, sistemi shëndetësor nuk ka kaluar në kolaps pavarësisht të gjitha mungesave që mund të kenë mjekët, infermierët, apo çdo pjesëtar i personelit shëndetësor në spitalet Covid dhe jo vetëm.

Unë nuk dua të hyj fare nëse ka apo jo të vërteta në ato që thotë Taulanti. Nëse janë të vërteta dhe institucionet nuk i kanë deklaruar, duhet të jetë vetë ai për të gjeur barrën e provës, pra; të më bindë mua dhe ndoshta shumë të tjerë si unë.

Në të kundërt, të heshtë dhe të mos çorodisë dynjanë me 200 a 300 të vdekur nga koronavirusi. Se mirë halli që na ra dhe nuk e dimë si do ja dalim, por del dhe Taulanti dhe flet për shifra që as në ëndrrat më të këqija nuk do ishin kaq të lehta për t’u treguar.

Taulant! Ti ndoshta ke informacion dhe nëse po, duhet ta dokumentosh e ta dorëzosh në organet kompetente. Nëse nuk e bën duhet të mbash përgjegjësi për përhapje paniku dhe deklarim të informacioneve të rreme dhe sigurisht moskallëzim krimi.

Se që të thuash do të vdesin kaq apo aq nga kjo datë e deri në këtë datë nuk është edhe aq mendim personal në këto kohë, siç mund të rreket ta pohojë ndonjë këtë gjë. E sidomos kur kjo del publikisht nga goja e një shkencëtari, ish-zyrtari, apo qoftë edhe një njeriu të shkolluar dhe që punon me shkencën jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kam parë e dëgjuar me vëmendje prej shumë javësh shumë shqiptarë: mjekë, shkencëtarë, profesorë e kërkues shkencorë në thuajse gjysmën e botës. Asnjë nuk parashikoi gjëra të tilla, siç bën ti shkencëtari ynë i ri.

Së fundi, dy këshilla. E para, nëse je vërtet shkencëtar bëj çfarë di dhe na shpik atë vaksinën kundër koronavirusit. Këto parashikimet me shifra të vdekurish, apo të fshehurish nga institucionet shqiptare na i le ne në që nuk kemi gradën tënde, por thjesht jemi të vërtetë.

Dhe së dyti, kërko ndjesë për çfarë ke deklaruar dhe mos u shfaq sikur nuk ka ndodhur asgjë. Do ishte në nderin tënd ta bëje këtë. Mos harro, inatet personale që ke me këta të pushtetit mos i përcill tek njerëzit që janë ngujuar në shtëpi…!

Se dreqi ta hajë famën nuk mund ta kërkosh me fantazi të shfrenuar, por me pjekuri dhe punë të dobishme. Dhe është shumë e thjeshtë. Mjafton të dëgjosh në ekrane ata dhjetëra kolegë të tu shqiptarë, që nga Amerika, Kanadaja, Anglia, Franca apo Gjermania me grada shumë më shumë sesa ajo që mban ti dhe flasin plot modesti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJLA PERNASKA/ Dedikim për miqtë e mi bluzëbardhë dhe jo vetëm
Previous article KOZETA KURTI/ Për ata që i përdorin gjenitalet veç për të shkuar në banjë kur i mbërriti në celular ajo videoja intime e asaj vajzës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k