• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ZEFINA HASANI/ Alketa, pyete pak Verën!
Home
Sociale

ZEFINA HASANI/ Alketa, pyete pak Verën!

February 10th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Kur Alketa Vejsiu shpalli lajmin se do të ishte njëra nga prezantueset në Sanremo thashë me vete “Bravo”. Për mua s’ka fare rëndësi si shkoi. E deshi, e kish ëndërruar dhe ja doli. Ishin përpjekjet e veta personale dhe s’kish prekur asnjë fond e interes publik që të na shqetesonte në këtë drejtim. E pashë të shkëlqente mbi shkallët e skenën e Sanremos. Dukej magjike. Kaq!

Pastaj e dija që s’do të më pëlqente, siç nuk më ka pëlqyer asnjëherë mënyra si ajo prezanton me elokuencën pa frena, pa mendim e pa ndjenjë. Pastaj më la me gojë hapur kur e uli ritmin për të deklaruar me rrokje të ndara qartë, pikërisht atë që s’duhej ta kish thënë fare, më të pavërtetën: se në gjithë historinë 58- vjeçare të festivalit në RTSH- së, çuditërisht, më në fund ja besuan asaj, një gruaje të vetme prezantimin dhe drejtimin artistik.

Pas nervit që më shkaktoi kjo deklaratë, një ndjesi edhe më e keqe mu krijua nga monologu i saj përulës, që ajo kish marrë përsipër ta bënte në emër të gjithë shqiptarëve, të cilët (sipas mendimit tim) jetojnë tashmë në të tjera kohë e statuse dinjitoze, në Shqipëri, Itali e nëpë botë. Por s’do të kisha shkruar e komentuar as për prezantimin e as për monologun, sepse preferencat e ndjesitë janë shumë personale. Shumë të tjerëve ju ka pëlqyer Alketa në prezantim dhe shumë të tjerë e kanë gjetur veten në atë monolog.

Ama s’rri dot pa shkruar për deklaratën e rreme që Alketa bëri, ndaj një institucioni publik, ndaj një festivali historik, që ashtu si dhe ajo e kemi dashur dhe e kemi ndjekur të gjithë. Kur e tha këtë deklaratë natën kur hapi festivalin e 58-të në RTSH, nuk reagova se thashë e ka lëshuar padashje. Por duke e thënë përsëri në Sanremo s’mu duk aspak lapsus, por frazë e menduar me qëllim dhe kështu gaboi rëndë, duke tjetërsuar historinë për t’u bërë interesante tek të huajt, që mahniten nga këto lloj historish, pa e pasur fare problem se kështu po e nxirrte Shqipërinë, drejtuesit, regjisorët dhe artistët në këtë vend, si patriarkalë e injorantë, kur në fakt edhe pse në një sistem të ndrydhur komunist kanë gjetur forma për të bërë art të bukur.

Duke e shpallur në Sanremo, gafën me historinë, më bëri të nxjerr nga sirtari im, i gazetares së kulturës, faktet zyrtare të festivaleve ndër vite, ku shkruhet qartë se në vitin 1985, 1986, 1987, 1988, 1989 e mandej dhe në vitin 1991 Festivalin e RTSH-së e kanë prezantuar të vetme në skenë, pa asnjë partner burrë në krah- Yllka Mujo, Ema Ndoja, Luiza Xhuvani, Silvana Braçe, Ina Gjika dhe e fundit Rudina Magjistari. Në të gjitha herët regjisorja që ka bërë këtë zgjedhje skenike ka qenë Vera Grabocka.

Këto janë faktet. Kjo është historia që Alketa e mohoi me një frazë. Edhe nëse do të kishte përtuar t’i hynte leximit të historisë (ç’ka detyrimisht duhet ta bësh kur merr përsipër të flasësh publikisht) të paktën të kish pyetur mentoren e saj, atë që ka besuar e falenderuar gjithë jetën, derisa i erdhi dita të falenderonte Sanremon dhe Amadeusin. Me një frazë, ja hodhi poshtë punën edhe Vera Grabockës së saj.

Duke harruar kështu se historitë dhe karrierat pesonale nuk bëhen duke tjetërsuar faktet e duke cënuar punën, kujtesën dhe pasionet që mund t’i kenë të forta po aq sa ajo edhe qindra e mijra të tjerë. Unë jam njëra nga ato, që kam nostalgjitë e mia për atë festival, që ashtu si dhe Alketa e dëgjoja pranë babit tim, që ç’nuk bënte për të më gjetur librat që publikoheshin pas festivalit. Ndaj mos e quani as xhelozi e as smirë këtë shkrim, por lexojeni si nervin e një ish gazetare kulture që po shkruan me fakte dhe të vajzës që do që ta ruaj të paprekur atë që shijonte dikur nga ekrani bardh e zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËLLUMB KULLA/ Përgëzime, Alketa
Previous article MIRA KAZHANI/ Për Alketa “gënjeshtaren”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k